Home / Sport / Liria e fortë për Rabotnickin 80-66 (25-19, 19-15, 27-16, 9-16)

Liria e fortë për Rabotnickin 80-66 (25-19, 19-15, 27-16, 9-16)

“Ishte një ndeshje e mirë dhe fitore e merituar e skuadrës tonë. Me këtë triumf ne edhe përfundimisht bëmë hap të madh drejt play-offit. Edhe më herët kemi bërë publike ambiciet tona për play-off, mirëpo tani me këtë sukses ne jemi në rrugë të mirë për të realizuar ambiciet tona. Shpresojmë të vazhdojmë me këtë rritëm edhe në të ardhmen dhe të vazhdojmë me rezultatet pozitive”, deklaroi pas ndeshjes me Rabotnickin, koordinatori dhe anëtari i bordit drejtues të KB Liria, Zekrija Idrizi.

Klubi i basketbollit Liria përfundimisht ka përforcuar kandidaturën e saj për pjesëmarje në garat e play-offit në elitën e basketbollit vendor, pasi në kuadër të javës së 21-të me paraqitje të shkëlqyeshme shkatëroi Rabotnickin, duke e mundur me rezultatin 89:66. Edhe pse vendasit paraprakisht kishin paralajmëruar angazhm maksimal në tentimin për arritjen e fitores së re, megjithatë dominimi dhe lehtësia me të cilën Liria mori këtë triumf vërtet ishte i papritur. Fillimi i Lirisë ishte i furishëm dhe pas cerekut të parë ata avansonin me rezultatin 25:19, duke paralajmëruar fitoren. Vendasit vazhduan me rritëm të njëjtë edhe në cerekun e dytë, duke shkuar në pushim me 10-të pikë diferencë, pranë rezultatit 44:34. Fituesi duket se u vendos përfundimisht në cerekun e tretë, kur Simiq, Radunoviq dhe Tasovski me lojë të shkëlqyeshme nxorën në përgjithsi nga rritmi kundërshtarin. Pasi Liria mori cerekun e tretë me rezultatin 27:16, u bë e qartë se 21 pikë epërsi do të jenë të paaritshme për Rabotnickin në 10-të minutat e fundit. Kështu e vetmja gjë që miqtë arritën të bëjnë deri në mbyllje të takimit, ishte që të zbusin diferencën, për rezultat përfundimtar 80:66. Më efikas në taborin e Lirisë ishte Toni Simiq që realizoi 21 pikë dhe 7 –të kërcime, ndërsa Radunoviq rregjistroi dabëll-dabëll, me 21 pikë dhe 10-të këricme. Tasovski ndeshjen e mbylli me 18-të pikë, ndërsa te Rabotnicki spikati Jelisijeviq që realizoi 21 pikë dhe 9-të kërcime. Me këtë fitore dhe humbjen e Kumanovës nga Torusi, Liria ka bërë një hap të madh drejt sigurimit të play-offit, pasi tani me 34 pikë mban pozitën e katërt, me katër pikë para Kumanovës në vendin e pestë. “Ishte një ndeshje e mirë dhe fitore e merituar e skuadrës tonë. Me këtë triumf ne edhe përfundimisht bëmë hap të madh drejt play-offit. Edhe më herët kemi bërë publike ambiciet tona për play-off, mirëpo tani me këtë sukses ne jemi në rrugë të mirë për të realizuar ambiciet tona. Shpresojmë të vazhdojmë me këtë rritëm edhe në të ardhmen dhe të vazhdojmë me rezultatet pozitive”, deklaroi pas ndeshjes me Rabotnickin, koordinatori dhe anëtari i bordit drejtues të KB Liria, Zekrija Idrizi. Në ndeshjet tjera MZT Skopje rriktheu pozitën e parë në renditje, pas fitores me rezultat 90:71 në derbin e madh me kampionët në fuqi, Feni Industri. Ndërkohë Kumanova u mund në teren të vet nga Torusi, me rezultatin 94:98. Ndeshjet e rradhës në program janë të mërkurën kur Liria pret Torusin, MZT Skopje takohet me Rabotnickin, ndërsa Feni Industri përballet me Kumanovën.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *