Home / Sport / M.Unitend mposhti Liverpulin

M.Unitend mposhti Liverpulin

United ka mposhtur Liverpoolin me rrezultat 2-1 ku dy gola i realizoi Super Rooney.

Loja filloi shumë bukur e nga dy skuadrat të cilat ishin shumë të forta në defanzivë.Po ashtu nuk duhet harruar se Suarez nuk i dhuroi dorën Evras i cili nuk ishte i kënaqur për këtë gjest.

Por pjesa e parë u dominua pak më lehtë nga vendasit që kishin tre raste fenomenale përkundër Liverpoolit që kishte vetëm një rast me anë të Johnson.

Të dy skuadrat kishin edhe disa gjysmë-raste të tjera por asgjë konkrete.Scholes po ashtu kishte rast fenomenal por goditja e tij me kokë u pritë me fat nga Reina.

Fillimi i pjesës së dytë ishte ”bombë” për United dhe ”tmerr” për Liverpoolin.

Ishte minuta e 47 kur Rooney me një super goditje wolley realizoi për 1-0 (Ky gol u realizua pas një harkimi nga këndi që shkaktoi tollovi të madhe dhe pastaj Rooney e shfrytëzoi këtë)

3 minuta më vonë Valencia i zuri topin një nga mbrojtësve të Liverpoolit dhe pastaj asistoi te Rooney që i vetmuar para Reinas realizoi me të majtën për 2-0.

Kur u realizuan 2 gola u pritë reagimi i Liverpool por kjo nuk ndodhi pasi United dominoi deri në minutën e 70 të takimit.

Në minutën e 80,Suarez shfrytëzoi një tollovi në zonën e United dhe realizoi një gol i cili rihapi takimin.

De Gea ishte shpëtimtar i United pasi në minutën e parë shtesë priti një supergoditje nga Glen Johnson.

Suarez kishte rast fenomenal me kokë por ashtu kështu ishte offside dhe gol nuk pati.Ky ishte rasti i fundit i mirë për Liverpoolin dhe i fundit në takim,kurse në fund United 2-1.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *