Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia në BE, por në afat të gjatë

Maqedonia në BE, por në afat të gjatë

7 shkurt-“Nuk do të dëshiroja ta komentoj vendimin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, për shkak se Gjykata kishte fjalë që të qartësohen punët”, u përgjigj Shulc, i cili prej 17 janarit, pasi që e mori detyrën kryetar i Parlamentit Evropian është fokusuar kryesisht në ngjarjet rreth lëkundjes financiare të Unionit, e cila në mënyrë të vazhdueshme e shkaktoi krizën debitore të Greqisë.

Maqedonia mund të shpresojë në anëtarësimin në BE në afat të gjatë, vlerëson kryetari i ri i Parlamentit Evropian Martin Shulc. “Dikur unë bëra presion që vendeve nga ish Jugosllavia t’u hapen perspektiva për anëtarësim të mundshëm në BE. Konsideroj se së shpejti nuk do të ketë anëtarësime të reja në Union. Dhe kjo duhet haptazi të tregohet. Ai do të jetë një proces i gjatë. Por edhe krahas kësaj, besoj se Maqedonia, si dhe Serbia, duhet ta kenë shansin e afatit të gjatë që të bëhen anëtarë të BE-së, deklaroi njeriu i parë i Parlamentit Evropian për Dojçe Velen. I pyetur nëse shpresë për anëtarësim në BE- duhet të ketë edhe Maqedonia, pas bllokimit trevjeçar të Greqisë dhe vendimit të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, Shulc pa koment. “Nuk do të dëshiroja ta komentoj vendimin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, për shkak se Gjykata kishte fjalë që të qartësohen punët”, u përgjigj Shulc, i cili prej 17 janarit, pasi që e mori detyrën kryetar i Parlamentit Evropian është fokusuar kryesisht në ngjarjet rreth lëkundjes financiare të Unionit, e cila në mënyrë të vazhdueshme e shkaktoi krizën debitore të Greqisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *