Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia në terr

Maqedonia në terr

15 shkurt-Përkundër kësaj marrëveshjeje ekipet e EVN-së nuk e respektojnë këtë marrëveshje.Komuna e Gostivarit do të bën përpjekje maskimale që ta zbusë këtë situatë me ndriçimin publik duke intervenuar në rrugët kryesore në të gjitha vendbanimet e komunës.

Një pjesë e madhe e qyteteve është përfshirë nga terri, për shkak të masave të restriksioneve të ndërrmara nga Qeveria, e cila shpalli gjendjen e krizës energjetike në Maqedoni.

Me masat e reja, një pjesë e rrugëve plotësisht apo pjesërisht janë të shkyçura nga ekipet e EVN dhe Pushtetit Lokal, si dhe masat e tjera që urdhërojnë kompanitë të fikin reklamat ndriçuese. Me masat e reja të miratuara në fillim të kësaj jave dhe që do të zgjasin deri më 29 shkurt, është urdhëruar restriksione të rrjetit, si shkyçja e reklamave të kompanive private dhe publike, ndriçimi i rrugëve, shesheve, vitrinave reklamuese, përmendoreve dhe objekteve tjera të ndriçimit.

Deri tani nuk ka restriksione për amvisëritë dhe banesat, por bëhet thirrje që qytetarët në mënyrë racionale të shfrytëzojnë energjinë elektrike.
SHA ELEM solli vendim për furnizim të sasive të nevojshme të energjisë elektrike për periudhën prej 16 deri më 19 shkurt të vitit 2012. Furnizimi do të kryhet nga katër kompani të zgjedhura, ndërsa sasia e përgjithshme e cila në mënyrë të vazhdueshme furnizohet për 24 orë është me fuqi prej 40 megavat (energji elektrike prej 6.720 megavat orë dhe 150 megavat fuqi, energji elektrike shtesë në ditë vetëm prej 31.500 megavat orë), sipas çmimit mesatar prej 155,75 euro për megavat orë për tërë periudhën.

Për periudhën prej 1 deri më 15 mars, vendim për furnizim ose anulim të procedurës në këtë pjesë shtesë do të sillet në kuadër të periudhës së rëndësisë së ofertave të parashtruara.

Duke pas parasysh atë se çmimi mesatar është më i ulët nga çmimi prodhues i TEC Negotinë, ky kapacitet nga aspekti i besimit të sistemit elektroenergjetik të Maqedonisë edhe më tej mbetet në dispozicion si “rezervë e ftohtë”, kumtoi SHA ELEM.

Siç paralajmëroi dje drejtori i ELEM-it Vlatko Çingoski, deri më sot në orën 10 kompania është dashur të vendos nëse do të importojë rrymë ose do ta kyç TEC Negotinë. Çmimi mesatar i energjisë së prodhuar elektrike nga TEC Negotinë është rreth 10 euro për megavat orë.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë prej dt. 13.02.2012 shpalli gjendje krize elektroenergjetike në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe ndërmerr masa në lidhje me shkyçjen nga rrjeti të shfrytëzuesve të :-reklamave ndriçuese,-ndriçimit të rrugëve, shesheve dhe objekteve tjera-ndriçimin e vitrinave e tj.Duke marrë parasysh vendimin e lartpërmendur e Qeverisë si dhe faktin se me trafostacionet ku ndalet rryma për ndriçim publik menaxhojnë strukturat e EVN-së ne nuk kemi mundësi që të ndikojmë në këto aktivitete dhe të njëjtat do të zhvillohen sipas planit të paraparë nga ana e Qeverisë së RM-së.Në takimet e punës me përfaqësues te EVN-së ne rekomanduam që ky proces te jetë gradual dhe me një dinamikë që do të menaxhohej bashkërisht me grupin e elektricisteve të komunës. Përkundër kësaj marrëveshjeje ekipet e EVN-së nuk e respektojnë këtë marrëveshje.Komuna e Gostivarit do të bën përpjekje maskimale që ta zbusë këtë situatë me ndriçimin publik duke intervenuar në rrugët kryesore në të gjitha vendbanimet e komunës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *