Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia nën borë – vështirësohet qarkullimi rrugor, hekurudhor dhe ajror

Maqedonia nën borë – vështirësohet qarkullimi rrugor, hekurudhor dhe ajror

7 shtator-Në akset rrugore magjistrale dhe rajonale qarkullimi po zhvillohet rrjedhshëm, në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa. Për shkak të temperaturave të ulëta në orët e mëngjesit në vendet më të larta, luginat dhe urat ka paraqitje të ngricës.

Reshjet e borës që e kapluan Maqedoninë shkaktuan probleme në zhvillimin e qarkullimit. Autobusët dhe trenat qarkullojnë me vonesa, ndërsa në aeroportin e Shkupit “Leka i Madh” sipas informacioneve nga faqja e tyre e internetit, sot në mëngjes është realizuar fluturim për në Zagreb, ndërsa fluturimi për në Beograd është anuluar.

Aterimi i parë në aeroportin e Shkupit është paraparë për në orën 11. Në aeroportin e Ohrit “Shën Pali” për sot nuk janë paraparë fluturime dhe aterime.

Nga Stacioni ndërurban i autobusëve informojnë se autobusët qarkullojnë me vonesë, ndërsa me vonesë zhvillohet edhe qarkullimi hekurudhor. Sipas informacioneve nga Stacioni hekurudhor, vonohen trenat që duhet të arrijnë nga Tabanoci dhe Gjevgjelia, ndërsa ende nuk janë nisur ata që qarkullojnë për në Manastir dhe në Kërçovë.

Lidhja auto moto e Maqedonisë kumtoi se ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese ka në aksin rrugor Mavrovë-Dibër, Dibër-Strugë dhe në qafat malore Strazhë, Pletvar dhe Gjavato.

Në akset rrugore magjistrale dhe rajonale qarkullimi po zhvillohet rrjedhshëm, në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa. Për shkak të temperaturave të ulëta në orët e mëngjesit në vendet më të larta, luginat dhe urat ka paraqitje të ngricës.

Sipas parashikimit të sinoptikëve, reshjet e borës pasdite edhe në mbrëmje do të jenë edhe më të mëdha. Shtresa e borës në shumë vende do të jetë mbi 30 centimetra. Do të fryejë erë mesatare, ndërsa kohëpaskohe edhe erë e fuqishme nga drejtimi verilindor. Për shkak të temperaturave të ulëta do të ketë paraqitje të ngricës dhe reshjeve të borës.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus 11 deri në minus tre, ndërsa ajo e ditës prej minus nëntë deri në minus dy gradë Celsius

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *