Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia vend transit për emigrantët e huaj

Maqedonia vend transit për emigrantët e huaj

26 shkurt-Në raportin vjetor të MPB-së lidhur me trafikimin e emigrantëve, theksohet se Maqedonia vitin e kaluar ka qenë një territor transiti për emigrantët me origjinë nga Lindja e Mesme dhe vendet afrikane. “Ata udhëtonin dhe qëndronin përkohësisht në Maqedoni, duke pasur si synim më pas vendet evroperëndimore. Është një numër i vogël i emigrantëve të huaj ilegal që kanë ngelur në Maqedoni”, thekson raporti.

Maqedonia vazhdon të jetë një vend transit për emigrantët e huaj, theksojnë raportet e fundit ndërkombëtare, informon agjencia e lajmeve INA.

Por edhe raportet vendore alarmojnë situatën lidhur me praninë e emigrantëve të huaj, që për çdo ditë përshkojnë territorin e Maqedonisë.

Në raportin vjetor të MPB-së lidhur me trafikimin e emigrantëve, theksohet se Maqedonia vitin e kaluar ka qenë një territor transiti për emigrantët me origjinë nga Lindja e Mesme dhe vendet afrikane. “Ata udhëtonin dhe qëndronin përkohësisht në Maqedoni, duke pasur si synim më pas vendet evroperëndimore. Është një numër i vogël i emigrantëve të huaj ilegal që kanë ngelur në Maqedoni”, thekson raporti.

Sipas MPB-së, vitin e kaluar nëntë shtetase shqiptare dhe dy serbe, që janë kapur për qëndrim ilegal si emigrante të huaja kanë ngelur në Maqedoni për shkak të punësimit të tyre.

Sipas të dhënave, janë kapur 173 emigrantë të huaj, të cilët janë deportuar dhe janë mbajtur përkohësisht nëpër qendrat e azilit. Nga emigrantët e huaj më së shumti kanë qenë 33 afgan, 18 pakistanez, 11 somalez dhe maroken dhe pjesa tjetër algjer, libian, tunizian, etj.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *