Home / Sport / Maribori – Shkëndija 0:0

Maribori – Shkëndija 0:0

Sot Shkendija zhvillon ndeshjen e dyte kontrolluese ne pergatitjet ne Antali dhe perballet me ekipin slloven, Mariborin. Me poshte mund te ndiqni live (me text) ecurine e ndeshjes.

NK MARIBOR: Radan, Mejac, Potokar, Vidovic, Viler, Milec, Lesjak, Filipovic, Crnic, Beric, Velikonja.
Inkuadrohen ne pjesen e dyte: Pridigar, Rajcevic, Ploj, Jelic.
Trajner: Darko Milanic.

SHKENDIA: Jovanovski, Elmazovski, Berisha, Mishkovski, Demiri, Cuculi, Taipi, Peev, Alomerovic, Emini, Sali. Inkuadrohen ne pjesen e dyte:
Velii, Nikitoviq, Miki Jovanovski, Tamboura, Selmani, Rexhepi, Jusufi, Karimani, Xhemaili.
Trajner: Nexhat Shabani.

4′ – Aksionin e pare e kishte Maribori, kur Berici ishte ne depeertim, Crnic kthen topin per Lesjakun, mirepo mbrojtja e Shkendijes bllokon ne kohe.

10′ – Mundesi e mire per Shkendijen, aksion i Alomeroviqit, ne zone Emini godet bukur, mirepo portieri Radan mbron me sukses.

20′ – Maribori shenon gol, mirepo i njejti anulohet per shkak te pozites jashteloje. Beric dhe Crnica kombinuan, ky i fundit mundi Jovanovskin, mirepo goli eshte i pavlefshem.

28 ‘– Maribori ne kundersulm te shpejte, Berici deperton ne anen e djathte, duke pasuar per Milecin, i cili tentoi porten, mirepo nuk ishte preciz.

35′ – Vazhdon loja me tempo te qete, kur te dyja skuadrat tentojne te sjellin autoritet ne fushe. Ndryshe ne Antali kohe eshte e mire, megjithse ndeshja per pak sa nuk u anulua pasi ne mengjes kishte te rreshura shiu dhe ere te forte. Me mareveshje te dy skuadrave, u vendos qe takimi te zhvillohet ne terminin e parapare.

41′ – Shkendija me fat, pasi Maribori godet shtyllen. Kombinim i mire para zones se reptesise, mbrojtja e Shkendijes nuk arrin te pastroje, ndersa pas goditjes se Lesjakut, Jovanovski ishte i mposhtur, mirepo topi u ndal ne kornizen e portes.

MBYLLET PJESA E PARE: 45 minutat e para mbyllen me rezultatin e fillimit 0:0. Loje e mire, e hapur nga te dyja palet, me ate qe Maribori kishte mundesite me te mire dhe goditi nje here shtyllen e portes se Shkendijes.

46′ – Fillon pjesa e dyte. Trajneri i Shkendijes Nexhat Shabani ben disa zevendesime dhe ne fillim te pjeses se dyte ne loje inkuadron Velii-n, Nikitoviq-in, Miki Jovanovski-in, Tamboura-n dhe Selmani-n.
Edhe trajneri i Mariborit realizon dy zevendesime. Largohet portieri Radan dhe ne vend te tij inkuadrohet Pridigar, si dhe nga loja largohet mbrojtesi Potokar duke u zevendesuar me Rajcevic-in.

60′ – Maribori forcon tempon e lojes, ne kerkim te golit, mirepo Shkendija mbrohet me sukses, pasi eshte e vendosur mire ne fushe.

61′ – Maribori permes Milec-it sjell kundersulm te shpejte, sherben per Crnican ne te majte, i cili assiston drejt sulmuesit Velikonja, mirepo Velii mbron porten e Shkendijes.

65′ – Zevendesime te reja te Shkendija, pasi trajneri Shabani inkuadron ne loje Elmedin Rexhepin dhe perforcimin e ri Pellumb Jusufin.

68′ – Zevendesime edhe te Maribori, Ploj dhe Jelic inkuadrohen ne loje.

75′ – Shkendija perfundimisht ka shume fat. Futbollistet e Mariborit perseri godasin shtyllen e ‘kuqezinjeve’. Crnica harkoi ne zone, ndersa pas goditjes se Jeliç-it, u duk se topi do te perfundonte ne rrjete, mirepo shtylla perseri aleate e Shkendijes.

– Dy zevendesime tjera ne taborin e Shkendijes, pasi trajneri Shabani inkuadron ne loje te rrinjte Karimani dhe Xhemaili.

80′ – 10-te minuta deri ne fund te takimit. Shkendija provon te sulmoje, megjithse Maribori eshte skuadra qe kontrollon me shume lojen.

87′ – Kanosje e re para portes se Shkendijes. Ploj ishte ne pozite per te shenuar, mirepo portieri i Shkendijes Velii eshte ne nivel dhe arrin te pastroje rrezikun.

Perfundon takimi – Ndeshja mes Mariborit dhe Shkendijes mbyllet me barazimin 0:0.

Kjo ishte perballja e dyte kontrolluese e Shkendijes ne pergatitjet qe eshte duke i zhvilluar ne Antali te Turqise. Dhe eshte interesant fakti qe ‘kuqezinjte’ perseri luajne baraz 0:0, njejte si ne takimin e pare me ekipin ukrainas Cernomorec. Shkendija edhe sot me Mariborin ne momente tregoi loje te mire, megjithate patjeter te pranohet se kundershtari dominoi takimin dhe kishte raste me te mira per te shenuar, duke goditur dy here kornizen e portes se ‘kuqezinjeve’. Per Mariborin nuk ne kete takim nuk u paraqit tetovari Agim Ibraimi. Vlen te ceket se deri sa kundershtaret e Shkendijes kane zhvilluar me shume ndeshje, per tetovaret kjo ishte vetem perballja e dyte dhe sigurisht ekipi ka nevoje per kohe, deri sa te gjeje ekuilibrin e duhur. Eshte mire qe edhe ne kete takim u inkuadruan ne loje pjesa me e madhe e futbollisteve te cilet jane ne pergatitje. Kjo ishte ndeshja e dytë e Shkëndijës në Antali, ndërsa gjatë përgatitjeve në Turqi ‘kuqezinjtë’ do të realizojnë edhe katër takime tjera kontrolluese. Më 9-të shkurt kampionët e Maqedonisë do të luajnë me Dioshgjerin, pasataj më 11 shkurt në program është dueli me ekipin rumun Pandurii-n, më 13-shkurt tetovarët përsëri kanë ‘test’ rumun kur do luajnë me Kluzhin, ndërsa kontrollën e fundit në Antali do ta zhvillojnë më 13-të shkurt përballë Lokomotiv Tashkentit.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *