Home / Lajme / Maqedoni / Masin pulsin

Masin pulsin

20 shkurt-Analistët politik vlerësojnë se lëvizjet e fundit politike te partitë shqiptare dhe maqedonase janë në drejtim të matjes së pulsit në bazë në prag të zgjedhjeve lokale vitin e ardhshëm, duke mos përjashtuar mundësinë e zhvillimit njëkohësisht edhe të atyre të parakohshme parlamentare

VMRO-DPMNE dhe LSDM javën e kaluar kanë nisur takimet me qytetarët, kurse kontakte me bazën zhvillojnë edhe partitë shqiptare, qoftë përmes manifestimeve të ndryshme, riorganizimit të brendshme apo edhe të strukturimit të degëve apo nëndegëve. Analistët politik vlerësojnë se lëvizjet e fundit politike te partitë shqiptare dhe maqedonase janë në drejtim të matjes së pulsit në bazë në prag të zgjedhjeve lokale, që duhet të mbahen vitin e ardhshëm. Analisti Alajdin Demiri është i mendimit se kriza ekonomike, vazhdimi i mbajtjes së Maqedonisë si një vend i izoluar dhe jashtë NATO-s dhe BE-së do të shfrytëzohet nga ana e pushtetit për shpallje të zgjedhjeve të parakohshme bashkërisht me zgjedhjet lokale, kurse analisti Denko Malevski thekson se në rast se opozita korrën fitore në zgjedhjet lokale, do të kërkojë shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Analistët vlerësojnë se rezultati i samitit të NATO-s në muajin në Çikago, ku Maqedonia pret ftesë, gjithashtu do të ndikojë në vendimin eventual rreth zgjedhjeve.
“Vazhdimi i krizës, izolimi i Maqedonisë do të jetë një sinjal i fortë që VMRO-DPMNE dhe BDI do ta shfrytëzojnë edhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare, për arsye se kapacitetet politike të tyre nuk janë të drejtuara në nxjerrjen e vendit nga kriza dhe do të manipulojnë me krizën duke fajësuar kështu opozitën si destruktive. Kjo është mundësi e mbijetesës së këtyre dy partive dhe në këtë rast do të ndihmojë edhe vetë opozita e cila do të shpresojë në fitore dhe do të pajtohet për zgjedhje”, thotë analisti Demiri. Sipas tij, kërkimi i fajeve jashtë Qeverisë, herë në NATO, herë në BE e herë te Greqia, akuzat ndaj opozitës për kriminalitet dhe tendenca për pasivizimin e Parlamentit, do të jenë argument kryesore për zgjedhje eventuale të parakohshme.
“Tendencat për përshkallëzimin e tensioneve në baza etnike dhe fetare janë një sinjal për zgjedhje të parakohshme, por kjo do të varet nga Qeveria dhe shumica aktuale e Parlamentit”, thotë analisti Denko Malevsi. Ai thekson se gjithnjë në këto 20 vite karta etnike është përdorur për të ardhur pushtet nga partitë, ndërsa pas ardhjes në pushtet, janë shfaqur me qëndrime më të buta. “Për zgjedhje të parakohshme parlamentare do të varet nga rezultati në zgjedhjet lokale të vitit 2013, dhe në rast se opozita i fiton të njëjtat, është shumë demokratike që të kërkojë zgjedhje të parakohshme, por kjo do të varet nga partia që ka shumicën. Kështu ndodh në demokracitë perëndimore, por njëherësh është pikëpyetje se a do të fitojë zgjedhjet opozita”, thotë Maleski. Ai thekson se edhe te partitë politike shqiptare edhe te ato maqedonase, problemet etnike kanë qenë çështje kryesore për gati se 20 vite në fushatat elektorale në Maqedoni, por pas marrjes së pushtetit janë zbutur qëndrimet e tyre dhe janë fokusuar më shumë në ndarjen e pushtetit se sa në çështjet që kanë të bëjnë me problemet etnike.
Zgjedhjet e ardhshme lokale pritet të mbahen në muajt e parë të vitit të ardhshëm, ndërsa anketat e deritanishme tregojnë mbështetje të paluhatshme të partive në pushtet, VMRO-DPMNE dhe Bashkimi Demokratik për Integrim.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *