Home / Lajme / Maqedoni / Mbi 18.700 pensionistë kanë aplikuar për rekreacion klimaterik në banjë, 10.000 do të mund ta shfrytëzojnë të drejtën

Mbi 18.700 pensionistë kanë aplikuar për rekreacion klimaterik në banjë, 10.000 do të mund ta shfrytëzojnë të drejtën

22 shkurt-“Shërbimi përfshin gjashtë pansione të plota, terapi në banjë, një kontroll shëndetësor, shpenzimet e transportit nga vendbanimi deri te institucioni, ndërsa pensionistët të cilët shfrytëzojnë kompensim për ndihmë dhe kurim nga një person tjetër kanë të drejtë për shoqërues gjatë rekreacionit klimaterik në banjë”, tha ministri Ristovski pas nënshkrimit të marrëveshjeve.

Për një muaj 18.717 pensionistë kanë aplikuar për projektin për rekreacion klimaterik në Banjë. Dhjetë mijë prej tyre do të kenë mundësi ta shfrytëzojnë këtë të drejtë, ndërsa prioritet do të kenë pensionistët me paga më të vogla.

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski paralajmëroi se lista finale e pensionistëve të cilët do të munden falas të shkojnë në rekreacion klimaterik në banjë dhe me të dhëna se në cilën periudhë dhe në cilën banjë do të mund të shkojnë do të publikohet pas dy javëve.

Për realizimin e kësaj të drejte të pensionistëve, ministri Ristovski sot nënshkroi marrëveshje me drejtorët e banjave Negorit, Dibrës, të Katllanovës dhe SHA Mbreti Samoil. Me të rregullohen të drejtat dhe obligimet e të dyja palëve për shfrytëzimin e këtij shërbimi për vitin 2012.

“Shërbimi përfshin gjashtë pansione të plota, terapi në banjë, një kontroll shëndetësor, shpenzimet e transportit nga vendbanimi deri te institucioni, ndërsa pensionistët të cilët shfrytëzojnë kompensim për ndihmë dhe kurim nga një person tjetër kanë të drejtë për shoqërues gjatë rekreacionit klimaterik në banjë”, tha ministri Ristovski pas nënshkrimit të marrëveshjeve.

Ministri Ristovski potencoi se selektimi do të jetë si edhe viteve të kaluara – transparent dhe korrekt. Personat me pension më të vogël kanë përparësi. Aplikuesit të cilët veç më e kanë shfrytëzuar këtë mundësi gjatë viteve të kaluara, nuk do të munden edhe sivjet të shkojnë në banjë, derisa nuk kalon rendi i pensionistëve të cilët aplikojnë për herë të parë.

Vazhdimi i projektit, tha ministri i Punës dhe Politikës Sociale, është rezultat i interesit të madh te pensionistët. Mjetet për këtë qëllim janë siguruar me Buxhetin për vitin 2012.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *