Home / Lajme / Maqedoni / Me kërkesë të ndërtimtarëve dhe qytetarëve vazhdohet afati për aplikim për ‘Blej shtëpi, blej banesë’

Me kërkesë të ndërtimtarëve dhe qytetarëve vazhdohet afati për aplikim për ‘Blej shtëpi, blej banesë’

22 shkurt-“Nëse në këtë cikël të parë shfrytëzohen tërësisht, atëherë këtë vit, varësisht nga gjendjet në buxhet, do të vlerësojmë nëse ka mundësi që të ndahen mjete plotësuese. Viteve të ardhshme do të ketë mjete shtesë, me siguri”, tha ministri.

Qeveria e vazhdoi afatin për parashtrim të aplikimeve për projektin “Blej shtëpi, blej banesë” për tre muaj, përkatësisht deri më 31 maj të këtij viti. Këtë e kumtoi sot zëvendëskryeminsitri dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski, i cili shtoi se risi është edhe që në bazë mujore do të miratohen kërkesat për subvencionim të kredisë, si dhe ajo që tek mbindërtimet nuk do të nevojitet të bëhet bartja e pronësisë nga prindi në fëmijën por vetëm me të drejtë ndërtimit tek noteri do të mund të parashtrohet kërkesë për subvencionim të kredisë.

“Në këtë mënyrë Qeveria u doli në ndihmë qytetarëve të cilët treguan interes të madh për parashtrim të aplkimeve, si dhe me iniciativë të sektorit ndërtimor, i cili kërkoi vazhdim për shkak të kushteve jo të mira atmosferike dhe të kohëzgjatjes së procedurave për kompletim të dokumentacionit të nevojshëm i cili u dorëzohet bankave afariste”, deklaroi Stavreski.

Ai shtoi se do të kryhet në bazë mujore miratimi me qëllim që të përshpejtohet pçrocedura, përkatësisht ë shkurtohet kohëzgjatja për vendim-marrje për kërkesat dhe që qytetarët më shpejtë të mund ta realizojnë procedurën, përkatësisht ta marrin banesën, ndërkaq edhe kompanive ndërtimore të mos u lidhen banesat.

Në ciklin e parë, që do të zgjasë deri në fund të majit, për katër herë do të miratohen kërkesat e dorëzuara në banka. Për atë nëse do të ektë cikët të dytë, minsitri potencoi se kjo do të varet nëse do të shfrytëzohen mjetet e parapara në buxhet në këtë cikël të parë.

“Nëse në këtë cikël të parë shfrytëzohen tërësisht, atëherë këtë vit, varësisht nga gjendjet në buxhet, do të vlerësojmë nëse ka mundësi që të ndahen mjete plotësuese. Viteve të ardhshme do të ketë mjete shtesë, me siguri”, tha ministri.

Kredia, siç theksoi, me bankat është arritur marrëveshje që të mund të paguhet para kohe pa provizion, por se në këtë rast kthehet subvencioni me qëllim që ato mjete të shfrytëzohen për qytetarë të tjerë të cilëve u nevojitet, sepse target grup janë qytetarët të cilët nuk kanë fuqi të mjaftueshme financiare për të ardhur deri tek banesa personale.

Për mbindërtimet, theksoi se ka dy kushte për pjesëmarrje në projekt, e ajo është të zgjidhet për herë të parë çështja banesore dhe se do të mund të merret pjesë vetëm me marrëveshje për bartje të së drejtës së ndërtimit nga prindi në fëmijën. Për atë se çfarë është interesi, theksoi se projekti është mu në fillim dhe se do të ketë më tepër informata kur do të përfundojë procedura.

“Nuk ka përfunduar as faza e parë. Ai është afatgjatë. Do të zgjasë katër vite dhe është shumë herët të flitet për atë se sa qytetarë kanë aplikuar në këtë fazë. Kur do të përfundojë pçrocedura, ndoshta diku nga vjeshta, do të mund të informojmë tërësisht”, theksoi ministri.

Aplikimet mund të parashtrohen në tetë banka pjesëmarrëse në projekt – NLB Tutunska, Stopanska banka – Shkup, Ohridska, Shparkase, TTK banka, Alfa banka, Stopanska banka – Manastir dhe prokredit banka.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *