Home / Lajme / Maqedoni / Me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit të Ujërave do të sigurohet pavarësia financiare e komunave

Me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit të Ujërave do të sigurohet pavarësia financiare e komunave

22 shkurt-Me fillimin e ndërtimit të hidrocentraleve të planifikuara në Republikën e Maqedonisë me ndryshimin e Ligjit të ujërave, Qeveria e Republikës së Maqedonisë siguron për komunat burim të rregullt të mjeteve me të cilat do të përforcohet finansimi i pavarur i komunave, që në të njejtën kohë do të kontribuojë drejt rritjes së decentralizimit „ potencoi Ademi.

Sot, në hapësirat e Qeverisë së R.së Maqedonisë, minstri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi, mbajti Konferencë shtypi për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit të Ujërave.

Gjatë kësaj, ndryshimet dhe plotësimet bëhen me qëllim që të sigurohet rritja e të ardhurave të komunave në drejtim të shpërndarjes së kompenzimit i cili arkëtohet nga koncesionet e dhëna për shfrytëzimin e resurseve ujore për prodhimin e energjisë elektrike edhe ate në raport 50% për Buxhetin e R. së Maqedonisë, 50 % për buxhetin e njësisë së vetëqeverisjes lokale në hapësirën e të cilës kryhet veprimtaria e koncesionit.

Ndryshimet e propozuara në sistemin e shpërndrarjes së të ardhurave do të zhvillohen gradualisht, deri më 31 dhjetor 2015 nga të ardhurat e realizuara nga koncesionet e komunave, do të paguhen 75% nga kompenzimet, ndërsa në buxhetit qendror 25 %, ndërsa duke filluar nga 1 janari i vitit 2016 komunat do të fitojnë gjysmën e kompenzimit të paguar nga koncesionet për përdorimin e resurseve ujore.
„Kjo rritje graduale e kompenzimit e cila do t’ju përkasë komunave bëhet me qëllim që në këtë periudhë komunat të kenë mundësi t’i ndërtojnë kapacitetet që kanë të bëjnë me menaxhimin e uëjrave dhe zbatimin e Ligjit të uëjrave. Mendojmë se kompenzimi nga koncesionet për komunat do të paraqesë kontribut të rëndësishëm në buxhetin e tyre, me të cilin ato mund të disponojnë dhe ta shfrytëzojnë për nevojat e qytetarëve në nivel lokal. Me fillimin e ndërtimit të hidrocentraleve të planifikuara në Republikën e Maqedonisë me ndryshimin e Ligjit të ujërave, Qeveria e Republikës së Maqedonisë siguron për komunat burim të rregullt të mjeteve me të cilat do të përforcohet finansimi i pavarur i komunave, që në të njejtën kohë do të kontribuojë drejt rritjes së decentralizimit „ potencoi Ademi.

Me këtë masë, Qeveria pret përmirësimin e objektete të tyre infrastrukturore për menaxhimin e ujërave, dhe përmes të ardhurave të rregullta të siguruara me ndryshimet e propozuara të Ligjit të ujërave, t’ju mundësohet komunave që në mënyrë të pavarur të menaxhojnë me projekte dhe ta sigurojnë kontributin e nevojshëm lokal për sigurimin e donacioneve. Përveç kësaj, me plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit të ujërave bëhet edhe harmonizimi i tij me Ligjin e koncesioneve dhe partneritetin publik privat.(U.H)Tv KOHA

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *