Home / Lajme / Maqedoni / Më së shumti probleme nga bora në fshatrat malore në Maqedoninë perëndimore

Më së shumti probleme nga bora në fshatrat malore në Maqedoninë perëndimore

14 shkurt-Mot i ftohtë do të jetë edhe nesër. Sinoptikët paralajmërojnë temperatura minimale deri në minus 18 gradë, ndërsa qyteti më i ftohtë sërish do të jetë Shkupi. Të enjten do të bjerë borë, ndërsa të premten dhe të shtunën do të jetë mot stabil, i thatë dhe i ftohtë. Ngrohje të motit dhe temperatura të ditës mbi zero gradë pritet prej ditës së diel.Të

Në orën 6 të mëngjesit në Shkup sot janë matur temperature rekorde për këtë dimmer, respektivisht minus 20 gradë Celsius. Sipas informacioneve nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, pas Shkupit ftohtë ishte në Kriva Pallankë me minus 15,5 gradë dhe në Shtip ku janë matur minus 12 gradë Celsius.
Mot i ftohtë do të jetë edhe nesër. Sinoptikët paralajmërojnë temperatura minimale deri në minus 18 gradë, ndërsa qyteti më i ftohtë sërish do të jetë Shkupi. Të enjten do të bjerë borë, ndërsa të premten dhe të shtunën do të jetë mot stabil, i thatë dhe i ftohtë. Ngrohje të motit dhe temperatura të ditës mbi zero gradë pritet prej ditës së diel.Të gjitha drejtimt kryesore rrugore në Maqedoni për momentin janë funksionale, përveç qafës malore Presekë, ku kohë pas kohe lëshohen automjetet e lehta. Probleme më të mëdha nga bora ka në fshatrat malore në Maqedoninë perëndimore dhe në rajonet e Kumanovës dhe të Kriva Pallankës.

Këtë e kumtoi Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, e cila është e kyçur në mënyrë të drejtpërdrejtë në pastrimin drejtimeve rrugore të cilat janë në ndërprerje me mekanizimin e vet ndërtimor.

Sipas DMSH, intensivisht po punohet në drejtimin rrugor Hanet e Mavrovës – Rostushë dhe ai drejtim rrugor do të jetë funksional për një periudhë të shkurtë. Është bërë i depërtueshëm edhe drejtimi rrugor Strugë – Dibër, orteqet janë pastruar dhe komunikacioni po zhvillohet në kushte dimërore. mekanizimi i angazhuar nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim po punon në pastrimin e rrugëve lokale në rajonin e Gostivarit drejt fshatrave Lomnicë, Senokos dhe komunën Vrapçishtë.

Në rajonin Kumanovës dhe të Kriva Pallankës janë angazhuar makina ndërtimore për pastrimin e drejtimeve rrugore të cilët çojnë drejt fshatrave më të lart malore. Në atë zonë shtresa e borës në vende të caktuara arrin deri dy metra.

Për shkak të paralajmërimit për temperatura relativisht të ulëta gjatë ditëve në vvijim, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim rekomandon qytetarët që të mos udhëtojnë nëse nuk kanë nevojë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *