Home / Sport / Mesi: Kjo është Barcelona!

Mesi: Kjo është Barcelona!

“Nuk e filluam ndeshjen mirë dhe fatkeqësisht u gjendëm në disavantazh. Por pastaj skuadra bëri një ndeshje të jashtëzakonshme dhe ne iu kthyem lojës së bukur”, ka thënë Mesi.

Kush e tha që Lionel Mesi është në krizë!? Kundërpërgjigja e argjentinasit në sfidën kundër Valencias ka qenë mjaft e qartë me katër gola e tij që e çojnë në 27 numrin e rrjetave të tundura në 23 ndeshje kampionat. Por “Pleshti” është kënaqur më tepër me faktin që skuadra i është kthyer paraqitjeve spektakolare duke kaluar momentin e vështirë të disa javëve më parë.“Nuk e filluam ndeshjen mirë dhe fatkeqësisht u gjendëm në disavantazh. Por pastaj skuadra bëri një ndeshje të jashtëzakonshme dhe ne iu kthyem lojës së bukur”.
“Gjëja më e rëndësishme është skuadra, jo golat e mi. Me Valencian bëmë më të mirën dhe kjo është ajo që ka rëndësi dhe më kënaq më shumë”.
“Guardiola? Trajneri do të marrë vendimin e tij kur ta shohë të arsyeshme por të gjithë ne duam që ai të vazhdojë”, ishin fjalët e Mesit pas ndeshjes ku u bë lojtari më i ri në moshë që aktivizohet në 200 ndeshje kampionati me fanellën e Barcelonës.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *