Home / Lajme / Rajon / Miftari: “Ua bëj 500 herë ma zi se Nazim Bllaca”

Miftari: “Ua bëj 500 herë ma zi se Nazim Bllaca”

2 shkurt-Njeriu që pretendon se ka qenë hetues në SHIK ka thënë se ka informacione të sakta se si Shërbimi Sekret Serb dinte shumëçka për luftën e UÇK-së, pjesë e së cilës ishte edhe vetë, shkruan e përditshmja “Koha Ditore”.

Naim Miftari ka vendosur të flasë. Pretendon se ka shumë informacione, madje edhe për spiunimin që njerëz të afërt të UÇK-së i kishin bërë Adem Jasharit, Zahir Pajazitit e të tjerëve.

Njeriu që pretendon se ka qenë hetues në SHIK ka thënë se ka informacione të sakta se si Shërbimi Sekret Serb dinte shumëçka për luftën e UÇK-së, pjesë e së cilës ishte edhe vetë, shkruan e përditshmja “Koha Ditore”.

Ai ka thënë se i ka raportuar rregullisht Kadri Veselit, nga i cili thotë se ka marrë edhe detyra konkrete.

Miftari thotë se gjatë punës së tij e kishte parë kodin e Nazim Bllacës – “Seiko”, ndërsa për vete thotë se e ka pasur kodin “031”.

Miftari, që tashmë ka dhënë një deklaratë në Prokurori, thotë se ka edhe fakte. Qindra dosje ka thënë se nuk ia ka dorëzuar SHIK-ut, por i mban ai.

Në mesin e tyre edhe pesë CD që ia kishte dhënë Ibush Kllokoqi. Ai ka thënë se gjatë viteve të pasluftës ka pasur oferta nga zyrtarë të lartë të PDK-së për të kryer vrasje me pagesë, por kishte refuzuar. U çon edhe selam që “mos t’ia kërcasin filmin se 500 herë ua bën ma zi sesa Nazim Bllaca”.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *