Home / Sport / Milani fundos Arsenalin, me një këmbë në çerekfinale

Milani fundos Arsenalin, me një këmbë në çerekfinale

Kuq e zinjtë e Milanit kanë fundosur Arsenalin me një fitore mjaft të lehtë në shtëpi.

Milan duket se ka prerë biletën për në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, pasi ka mundur me rezultatin e thellë 4-0 Arsenalin. Në një ndeshje që pritej me shumë rivalitet, në fushë është parë thuajse vetëm Milani që ka shfrytëzuar më së miri rastet e krijuara dhe me përjashtim të ndonjë mrekullie të “topçinjve” në ndeshjen e kthimit, ka hipotekuar kualifikimin mes 8 skuadrave më të mira. Kuqezinjtë kanë kaluar në avantazh që në minutën e 15-të, kur Kevin Prins Boateng ka depërtuar në zonë dhe me një predhë diagonale ka mposhtur portierin e Arsenalit. Miqtë mundohen të reagojnë, por është përsëri Milan që gjen rrugë e rrjetës, këtë radhë me Robinjon që devijon me kokë në portën kundërshtare një pasim në qendër të Ibrahimoviç. Sulmuesi brazilian është autor edhe i golit të tretë, këtë radhë pasi përfiton nga rreshtimi i gabuar i mbrojtjes së Arsenalit dhe gjen rrjetën me një gjuajtje në hyrje të zonës. Goli i katërt i ndeshjes erdhi si rrjedhojë e një 11-metërshi të fituar dhe të transformuar saktësisht nga Ibrahimoviç. Reagimet e vetme të Arsenalit vijnë nga këmbët e Van Persit, por në ato pak raste kur ai u shfaq para portës së Milan, Abiati nuk e lejon të shënojë as golin e ngushëllimit duke bërë disa ndërhyrje vendimtare.
Tani Milan shkon i qetë në Londër për ndeshjen e kthimit, pasi vështirë se “topçinjtë” do të përmbysin një rezultat kaq të thellë për të arritur kualifikimin.
Në sfidën tjetër të zhvilluar të mërkurën, Zenit Shën Petersburg ka marrë një fitore të rëndësishme 3-2 në përballjen e parë me Benfikën në 1/8 e Ligës së Kampioneve falë paraqitjes së shkëlqyer të mesfushorit Shirokov.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *