Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Ivanovski para biznesmenëve tetovarë e prezantoi fazën e katërt të gijotinës rregullatore

Ministri Ivanovski para biznesmenëve tetovarë e prezantoi fazën e katërt të gijotinës rregullatore

24 shkurt-Për njohje më të mirë me të gjitha rregullat, qëndrimet dhe mendimet, minsitri Ivanovski theksoi se dy portalet ener.com.mk dhe e-demokratia.mk të cilat u qëndrojnë në disponim komunitetit afarist dhe qytetarëve për marrjen e informatave, por edhe për dhënien e propozimeve, mendimeve dhe qëndrimeve lidhur me rregullativën.

Minsitri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ivo Ivanovski, në takimin e sotëm rajonal në Tetovë, ku morrën pjesë përfaqësues të një numri të madh të kompanive nga qyteti dhe rrethina e prezantoi fillimin e fazës së katërt të gijotinës rregulaltore “Përparësi për të vegjëlit”.

Kjo fazë, sipas minsitrit Ivanovski, është e kahëzuar drejt tejkalimit të barierave administrative me të cilat përballen kompanitl, e aji, siç tha, duhet të mundësojë në kushte të krizës të ulet presioni ndaj punës së ndërmarrjeve dhe të nxiten sipërmarrësit të themelojnë dhe udhëheqin biznesin e tyre.

“Qëllimi ynë është të sillet rregullativë e cila do të jetë në funksion dhe në interes të qytetarëve, biznesit dhe sektorit joqeveritar, ndërsa mu qëllimi i këtyre konsultimeve të drejtpërdrejta me palët e prekura është të dëgjohen propozimet e tyre, emndimet dhe qëndrimet që bashkarisht të krijojmë klimë më të mirë biznesi”, deklaroi Ivanovski.

Ai potencoi se nga tre fazat e deritanishme të gijotinës rregullatore, e para është realizuar 100 për qind, faza e dytë 74 për qind dhe e treta 73 për qind.

Pas përfundimit të takimeve të këtij lloji në 20 komunat më të mëdha në Maqedoni, nga ana e Qeverisë dhe Minsitrisë do të përgatitet plan aksioni, që do të prezantohet para opinionit deri në fund të prillit.

Për njohje më të mirë me të gjitha rregullat, qëndrimet dhe mendimet, minsitri Ivanovski theksoi se dy portalet ener.com.mk dhe e-demokratia.mk të cilat u qëndrojnë në disponim komunitetit afarist dhe qytetarëve për marrjen e informatave, por edhe për dhënien e propozimeve, mendimeve dhe qëndrimeve lidhur me rregullativën.

I pyetur për atë se cilat janë kërkesat e deritanishme nga komuniteti i biznesit, Ivanovski tha se kjo varet nga territori prej nga rrejdhin. Në Strumicë, pyetjet ishin rreth prodhimtarisë bujqësore, importit dhe eksportit të prodhimeve bujqësore, investimeve, prëderisa nga Manastiri, temë kryesore ishte dogana dhe dhënia e llogarive fiskale që ishte cekur si moment shumë pozitiv nga ana e biznesmenëve.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *