Home / Sport / Murinjo preferon Realin

Murinjo preferon Realin

Zhoze Murinjo i ka mbyllur rrugën kthimit të tij te Çelsi apo Inter, ndonëse është kërkuar në kor nga tifozeritë e këtyre dy skuadrave gjatë takimeve të tyre të fundjavës.

Tekniku i Realit të Madridit, ka bërë të qartë se nuk dëshiron të kthehet në këto ekipe, ndonëse ka pranuar se i ndjek ato me vëmendje.

“E dua shumë si Çelsin ashtu edhe Interin, por preferoj më shumë që tifozët të mbështetin trajnerët e tyre, se sa të thërrasin emrin tim”, ishte komenti i trajnerit portugez dke iu referuar Andre Vijas-Boas dhe Klaudio Ranierit ku të dy rrezikojnë të shkarkohen.

Duke u kthyer te fitorja me Santader, Murinjo ka bërë të ditur se është i lumtur me suksesin dhe se tani kishte ardhur koha të mendohej për Ligën e Kampioneve.

“Më ka pëlqyer rezultati, tre pikë më shumë dhe një ndeshje më pak për t’u luajtur. Kjo është ajo që më ka kënaqur më shumë. Fitojmë qetësisht, pa shkëlqyer, pa shumë sforco, por fitojmë me diferencë. Në këtë moment të sezonit, të fitosh pa vuajtje është shumë e rëndësishme. Jemi të lumtur dhe tani e kemi mendjen te Liga e Kampioneve”, ishin fjalët e tij.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *