Home / Lajme / Maqedoni / Naim Aliu kryepolic në Gostivar

Naim Aliu kryepolic në Gostivar

2 shkurt- Aliu është caktuar për këtë post pas shkarkimit të ish-komandantit Shuvaip Dalipi. Lajmin e ka konfirmuar kryeshefi I Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë Shefik Bajrami

Naim Aliu është emëruar si kryepolic I stacionit policor në Gostivar nga ana e Ministres së Punëve të Brendëshme Gordana Jankullovska.
Aliu është caktuar për këtë post pas shkarkimit të ish-komandantit Shuvaip Dalipi.
Lajmin e ka konfirmuar kryeshefi I Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë Shefik Bajrami.
Sipas tij, Naim Aliu, ka qenë inspektor i krim policisë në stacionin policor në Gostivar dhe është emëruar në këtë post ndërsa pritet që këshilli i komunës së Gostivarit të shqyrton këtë propozim.
Shefi i deritanishëm Shuvaip Dalipi ka qenë në detyrë për tre vite radhazi edhe pse tre herë me radhë këshilli i Komunës së Gostivarit ka kërkuar shkarkimin e tij nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Me ndryshimet e ligjit për Policinë, policia e Gostivarit nga sektor kaloi në stacion policor dhe është nën ombrellën e Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë. Krahas shkarkimit të shefi të Stacionit Policor të Gostivarit, ndryshimet kanë përfshirë edhe njësinë policore të Çegranit, ku është shkarkuar shefi i deritanishëm Ibrahim Jashari dhe në vend të tij është emëruar Gazi Abdurrahimi

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *