Home / Sport / Napoli fundos Çelsin, CSKA ndalon Real Madridin

Napoli fundos Çelsin, CSKA ndalon Real Madridin

Napoli ka mundur Çelsin ashtu sikurse shumë e mendonin duke u nisur nga performanca që po kalojnë anglezët. Nderkohe Reali i Madridit nuk ka arritur t’i gëzohet fitores në sfidën kundër skuadrës ruse CSKA, që u zhvillua mbrëmë në stadiumin “Luzhniki” në Moskë.

Napoli ka arritur një fitore mjaft domethënëse 3-1 në takimin e parë ndaj Çelsit, të vlefshme për 1/16 të finaleve në Ligën e Kampioneve. Dyshja latinoamerikane e sulmit, Laveci-Kavani, ka udhëhequr ofensivën e napolitanëve që kanë marrë një rezultat historik në këtë sfidë. Kanë qenë miqtë që kanë kaluar në avantazh të parët me anë të Mata-s, por barazimi ka ardhur vetëm 10 minuta më vonë falë një gjuajtje të pakapshme të Lavecit. Që nga ky moment, në fushë ka ekzistuar thuajse vetëm Napoli që ka gjetur golin e dytë me Kavanin, i aftë të devijojë me gjoks në portë një harkim të Inler. Goli i tretë, që ka mbyllur përfundimisht shpresat e Çelsit, ka ardhur në minutën e 65-të, kur një tjetër kombinim Kavani-Laveci është finalizuar saktësisht nga ky i fundit.

Reali i Madridit nuk ka arritur t’i gëzohet fitores në sfidën kundër skuadrës ruse CSKA, që u zhvillua mbrëmë në stadiumin “Luzhniki” në Moskë.
Djemtë e Mourinhos janë detyruar të pajtohen me barazimin 1:1, edhe pse deri në sekondat e fundit ishin në epërsi, me golin e shënuar nga Kristiano Ronaldo, në minutën e 28-të.
Shpresat e moskovitëve për kualifikim eventual në çerekfinale i ruajti Uernblum, me golin e shënuar në minutën e 90-të. Sidoqoftë, edhe me këtë rezultat madrilenët llogaritën favoritë për kualifikim të mëtejshëm, duke pasur parasysh se sfida e kthimit zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, ku fusha është me bari natyral dhe temperaturat janë shumë më të larta se sa ato në Moskë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *