Home / Sport / Nasri: Nuk gabova kur zgjodha Sitin

Nasri: Nuk gabova kur zgjodha Sitin

“Është gjithmonë e vështirë kur ndryshon ekip dhe të duhet të shkosh në një skuadër tjetër e të përfshihesh 100%. Tani kam filluar të ambientohem dhe nga java në javë do të shihni një Samir më të mirë”, ka thënë Nasri.

Samir Nasri mendon se ka filluar të tregojë se Mançester Siti nuk ka vepruar gabim kur e bleu për 24 milionë paund nga Arsenali gjatë verës së kaluar. Francezi ka luajtur si titullar në kampionat vetëm në 15 ndeshje që nga momenti që u ble, por kohët e fundit ka patur më shumë hapësira në formacion, pasi ka filluar të kuptojë kërkesat e trajnerit Roberto Mançini.

“Është gjithmonë e vështirë kur ndryshon ekip dhe të duhet të shkosh në një skuadër tjetër e të përfshihesh 100%. Tani kam filluar të ambientohem dhe nga java në javë do të shihni një Samir më të mirë”.

“Nuk i kërkova unë Sitit të paguante 24 milionë paund, ishin shumë para por transferimet tani janë bërë të kushtueshme. Ajo që dua është që t’i shpërblej njerëzit dhe skuadrën që më solli këtu. Çmimi nuk është një çështje që më përket. Tani dua t’i tregoj të gjithëve që nuk ka qenë gabim transferimi im”, tha lojtari.

Ai ka folur edhe për periudhën e keqe që po kalon ish-skuadra e tij, Arsenali, ndërsa është i bindur se “topçinjtë” do të gjejnë një mënyrë për të kaluar këtë fazë negative.

“Unë nuk dua që Arsenali të dështojë, pasi kam respekt të jashtëzakonshëm për trajnerin dhe lojtarët. E dija që në fillim që bëra zgjedhjen e duhur. Arsenali luante futboll të bukur por pas 7 vitesh pa fituar asgjë, gjithçka është më e vështirë për ta. E di që ata do të gjejnë ndonjë zgjidhje për këtë situatë”, përfundoi Nasri. (

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *