Home / Lajme / Maqedoni / Në aksin rrugor Mavrovë-Dibër një ortek kaploi tre automjete të udhëtarëve, nuk ka të lënduar

Në aksin rrugor Mavrovë-Dibër një ortek kaploi tre automjete të udhëtarëve, nuk ka të lënduar

11 shkurt-Qendra për menaxhim me kriza sot kumtoi se prej orës 10:15 aksi rrugor Mavrovë-f.Zhirovnicë është ndaluar për çdo lloj të qarkullimit nga të dy drejtimet.

Në aksin rrugor rajonal Mavrovë-Dibër, në fillim të fshatit Zhirovnicë kundrejt “Seneçki Most” ka rënë një ortek i cili i kaploi tre automjete të udhëtarëve. Nuk ka të lënduar dhe të gjithë udhëtarët me asistencën e pjesëtarëve të MPB-së janë nxjerrë dhe janë përkujdesur.

Qendra për menaxhim me kriza sot kumtoi se prej orës 10:15 aksi rrugor Mavrovë-f.Zhirovnicë është ndaluar për çdo lloj të qarkullimit nga të dy drejtimet.

Qytetarëve u rekomandohet që sot dhe në dy ditët e ardhshme, përderisa nuk kanë nevojë, të përmbahen nga udhëtimi veçanërisht ndaj aksit rrugor Gostivar-Kërçovë. Herët në mëngjes sot një aeroplan i cili fluturoi në relacion Pragë-Shkup, ndërsa në të cilin gjendej edhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki detyrimisht ateroi në aeroportin “Leka i Madh”.

Pasi aeroplani i kompanisë çeke CSA Boing 737-700 mbi aeroportin e Shkupit qarkulloi rreth 40 minutave, kapiteni kumtoi se aeroplani ka një problem të vogël teknik, ose një prej pjesëve të krahëve të cilat shërbejnë për frenim nuk punon, pra duhet detyrimisht të aterojë.

Ekuipazhi pastaj i trajnoi udhëtarët për aterrim të detyrueshëm ose është thënë që të hiqen takat, protezat, syzat, të shkopsiten këmishat dhe të gjithë të ulen në pozicion të fetusit me duar ta mbrojnë kokën. Gjatë aterimit u paraqit tym nga gomat, ndërsa kapiteni e ndaloi aeroplanin në pothuajse fundin e pistës e cila së fundmi është vazhduar.

Rreth pistës ishin shpërndarë automjete kundër zjarreve dhe automjete të ndihmës së shpejtë. Të gjithë udhëtarët, midis të cilëve edhe raportuesi i Maqedonisë në Parlamentin Evropian Riçard Hovit dhe dy ekipe të gazetarëve në mënyrë të sigurt ateruan.

Koncesioneri i aeroportit TAV Maqedonia siç kumtoi, sipas informacioneve të marra nga qendra e tyre operative, fluturakja e CSA-s ka pasur probleme teknike dhe për shkak të kësaj pati aterim të detyrueshëm.

“Nuk ndodhi asnjë incident gjatë aterimit dhe nuk pati kurrfarë pasoja”, qëndron në informacionin e TAV Maqedonisë

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *