Home / Lajme / Maqedoni / Në Dibër këshilltarët e DR-së kaluan në PDSH

Në Dibër këshilltarët e DR-së kaluan në PDSH

4 shkurt-Këshilltari i PDSH-së, Bashkim Sela, i cili është edhe lider lokal i partisë, e përshëndeti vendimin e këshilltarëve dhe tha se partia është e hapur për të gjithë.

Tre këshilltarë nga radhët e Demokracisë së Re (DR) përfaqësues në Kuvendin komunal të qytetit të Dibrës kaluan në Partinë Demokratike Shqiptare (PDSH), kumtoi këshilltari Gëzim Haxhihalili pas mbledhjes së djeshme të Këshillit në emër edhe të këshilltarëve Naime Turkeshi dhe Shkëlqim Sela. Në këshillin komunal PDSH deri më tani kishte vetëm një këshilltar.

Tre këshilltarët mendojnë se në këtë mënyrë veprimi opozitar do të jetë më efikas.

Këshilltari i PDSH-së, Bashkim Sela, i cili është edhe lider lokal i partisë, e përshëndeti vendimin e këshilltarëve dhe tha se partia është e hapur për të gjithë.

Këshilli i komunës së Dibrës numëron 15 anëtarë. Nga një kanë VMRO-DPMNE, LSDM, PIE, Partia e bashkuar për emancipim të romëve dhe PPD, katër ka PDSH, përderisa gjashtë këshilltarët e tjerë janë nga BDI

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *