Home / Sport / Në Itali fiton përsëri dëbora

Në Itali fiton përsëri dëbora

Për shkak të mbi 40 centimetrave dëborë të rënë vetëm ditën e fundit në qytetin e Bolonjës, është vendosur që të mos luhet takimi Bolonja-Juventus, pasi nuk garantohet dot siguria e tifozëve për shkak të shkallëve të ngrira në stadiumin “Dall’Ara”.

Seria A do të jetë përsëri e përgjysmuar për shkak të dëborës që ka mbuluar gadishullin Apenin. Për shkak të mbi 40 centimetrave dëborë të rënë vetëm ditën e fundit në qytetin e Bolonjës, është vendosur që të mos luhet takimi Bolonja-Juventus, pasi nuk garantohet dot siguria e tifozëve për shkak të shkallëve të ngrira në stadiumin “Dall’Ara”.
E njëjta situatë ka sjellë shtyrjen edhe të ndeshjes Parma-Fiorentina, duke përfshirë në kaos kalendarin e Serisë A dhe duke bërë të domosdoshme reformat si në kalendarin e aktivitetit, ashtu edhe në stadiumet e papërshtatshme italiane.
Tashmë mbeten për t’u përcaktuar datat e zhvillimit të këtyre dy ndeshjeve të shtyra, pasi janë caktuar ata të takimeve të mëparshme që pësuan spostim gjatë javës së kaluar.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *