Home / Sport / Në pranverë pritet Shkëndijë e fortë

Në pranverë pritet Shkëndijë e fortë

‘Vlerësojmë se ekipi po len pas përgatitje cilësore dhe kjo na bën optimistë për një pranverë të suksesshme. Nuk jemi dorëzuar në luftën për titullin e kampionit dhe do ta tentojmë deri në fund. Nëse ekipo do arrij që këto paraqitje t’i transferojë në kampionat, besoni se të gjithë do të shihni një Shkëndijë të fuqishme dhe pretendente për titullin e kampionit. Shpresojmë që ta vazhdojmë me këtë tempo dhe së bashku me ndihmën e publikut tonë besnik të arrijmë që të shijojmë të tjera momente gëzimi’, tha mes tjerash numri dy i kampionëve në fuqi të Maqedonisë, Idris Ibishi.

Skuadra e Shkëndijës vazhdon të shijojë kushtet e mrekullueshme në Antali të Turqisë, ku në atmosferë ‘pranvere’ përgatisin formën për gjysmëstinorin pranveror, ku pritet një shkëlqim i fuqishëm i Shkëndijës. Drejtuesit e klubit të kënaqur me rrjedhën e përgatitjeve dhe formën e treguar në ndeshjet kontrolluese, ndërsa fitorja e fundit 3:0 kundër Pandurii-t jep shenjat e para për gjetjen e formës optimale, përmes së cilës në vazhdim të kampionatit pritet që ekipi të nxjerë ‘shkëndija’ të fuqishme në tentimin për të kapur Vardarin në pozitën e parë. ‘Patjetër që duhet të jemi të kënaqur me rrjedhën e përgatitjeve këtu në Antali. Kemi kushte shumë të mira për punë, ndërsa masim forcat me kundërshtarë të fortë. Ndëgjojmë se në Maqedoni ka shumë borë dhe për këtë jemi të kënaqur që kemi shmangur motin e keq, duke sjellë ekipin në kushte adekuate për punë. Forma e ekipit është në ngritje e sipër, ndërsa presim që ekipi të përmirësohet në vazhdimsi’, foli me optimizëm nënkryetari i Shkëndijës, Idris Ibishi. ‘Në çdo ndeshje të rradhës skuadra luan më mirë. Takimi i fundit me Pandurii-n dha shenja të forta dhe ne jemi të kënaqur. Të gjithë futbollistët japin maksimumin, stafi teknik të gjithëve u jep rastin e tyre dhe ata e kanë të qartë se vetëm me angazhim maksimal mund të sigurojnë një vend në formacionin bazë’, shtoi Ibishi duke dhënë opinionin e tij me përforcimet dhe futbollistët që dallohen me performansën e tyre. ‘Tamboura Mahambe do të jetë freskim i madh për ekipin tonë. Ka kualitet dhe në ndeshjen e fundit shënoi dy gola dhe një assist, duke konfirmuar cilësinë e tij. Demiri standard tregon lojën e tij, Jusufi gjithashtu kënaq me angazhimin, duket se ka nevojë për pak kohë adaptimi, por do të jetë edhe më i mirë. Sa u përket futbollistëve tjerë edhe pse të gjithë japin maksimumin, deri tani do të kasha dalluar Selmanin që po tregon performansë të shkëlqyeshme, Taipi gjithashtu, së bashku me Nezirin, i cili për fat të keq edhe pësoi një dëmtim të lehtë. Kundër Pandurit i shkëlqyeshëm ishte edhe Rexhepi, që po jep shenja se gjen formën e tij’, sqaroi Ibishi. Shkëndija do të vazhdojë qëndrimin në Antali edhe këtë javë, para se të rrikthehet në Maqedoni ku do të vijojë përgatitjet deri në fillim të sezonit. ‘Vlerësojmë se ekipi po len pas përgatitje cilësore dhe kjo na bën optimistë për një pranverë të suksesshme. Nuk jemi dorëzuar në luftën për titullin e kampionit dhe do ta tentojmë deri në fund. Nëse ekipo do arrij që këto paraqitje t’i transferojë në kampionat, besoni se të gjithë do të shihni një Shkëndijë të fuqishme dhe pretendente për titullin e kampionit. Shpresojmë që ta vazhdojmë me këtë tempo dhe së bashku me ndihmën e publikut tonë besnik të arrijmë që të shijojmë të tjera momente gëzimi’, përfundoi nga Antalia, numri dy i kampionëve në fuqi të Maqedonisë, Idris Ibishi. Ndryshe Shkëndija sot do ta zhvillojë edhe ndeshjen e pestë kontrolluese. Edhe pse u paralajmërua se kundërshtari i rradhës i ‘kuqezinjëve’ do të jetë Kluzhi i Rumanisë, në moment të fundit ka ndryshuar plani. Rumunët kanë anuluar ndeshjen, ndërsa kryesia e Shkëndijës ka reaguar në mënyrë eksprese duke siguruar ‘test’ me ekipin kampion të Gjeorgjisë, FC Zestafoni.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *