Home / Lajme / Maqedoni / Në të gjitha shkollat në Tetovë dhe Gostivarit nuk do të ketë mësim deri të premten

Në të gjitha shkollat në Tetovë dhe Gostivarit nuk do të ketë mësim deri të premten

6 shkurt-“Tani për tani nga bora nuk ka fshatra të paqasshme malore në komunë, rregullisht pastrohen rrugët qasëse deri te to, si dhe zona qendrore qytetare. Kemi formuar edhe shtab të krizës për këtë qëllim dhe si do të na lejojnë kushtet, do t’i pastrojmë edhe rrugët e mbetura nëpër Tetovë të cilat janë më larg qendrës”, tha Bexheti.

Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në komunën e Tetovës prej sot deri të premten nuk do të ketë mësim, vendosi kryetari i komunës Sadi Bexheti pas takimit me Sektorin komunal për arsim.

“Vendimi është sjellë për shkak të reshjeve të mëdha të borës që krijuan vështirësi në zhvillimin normal të procesit mësimor. Njëkohësisht kemi paralajmërime edhe nga meteorologët se do të ketë rritje të intensitetit të reshjeve në ditët e ardhshme. Procesi mësimor në zonën e komunës së Tetovës do të vazhdojë të hënën më 13 shkurt, ndërsa këto ditë të papunuara do të punohen në të shtunat pasi mundësitë kohore do të përmirësohen”, deklaroi Bexheti.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të ndihmojnë në pastrimin e borës para shtëpive të tyre dhe para objekteve tjera përderisa pushteti lokal nga ana e vet me angazhim 24 orësh të mekanizimit dhe kuadrit të disponueshëm me njerëz do të tentojë që t’i pastrojë të gjitha rrugët.

“Tani për tani nga bora nuk ka fshatra të paqasshme malore në komunë, rregullisht pastrohen rrugët qasëse deri te to, si dhe zona qendrore qytetare. Kemi formuar edhe shtab të krizës për këtë qëllim dhe si do të na lejojnë kushtet, do t’i pastrojmë edhe rrugët e mbetura nëpër Tetovë të cilat janë më larg qendrës”, tha Bexheti.

Prej komunave tjera në rajonin e Tetovës ndërprerje të plotë të mësimit ka në komunën e Tearcës, përderisa në komunën e Zhelinës mësimi është në ndërprerje në fshatrat malore Leshnica e Epërme, Sedllarevë, Merovë dhe Cerovë.

Sipas informacioneve të pushteteve tjera lokale, në komunat Bogovinë, Jegunovc dhe Bërvenicë procesi arsimor po zhvillohet me rregull. Njoftohen të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme publike në territorin e komunës së Gostivarit, se prej ditës së hënë e deri të premten (6-10 shkurt) nuk do të mbahet mësim, thuhet në kumtesën e Komunës.

Mësimi i rregullt do të vazhdojë më 13.02.2012 (e hënë), ndërsa ditët e humbura të mësimit do të zëvendësohen gjatë stinës së pranverës.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani, thuhet në kumtesë, vendimin e këtillë e mori për shkak të paralajmërimeve të sinoptikëve, se rreshjet e borës në rajonin e Gostivarit do të vazhdojnë në ditët në vijim, gjë që do t’i vështirësojë kushte për ecuri normale të procesit eduaktivo-arsimor.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *