Home / Lajme / Maqedoni / Në Tetovë takim i kryetarit të komunës Bexheti me ambasadorin kroat Kramariq

Në Tetovë takim i kryetarit të komunës Bexheti me ambasadorin kroat Kramariq

27 shkurt-
Është e rëndësishme, që në këtë kohë kur Kroacia është para hyrjes në Bashkimin Evropian, ndërsa Maqedoninë e pret ky projekt dhe kjo nuk është një detyrë edhe aq e lehtë, potencon Kramariq, që të vendoset ky bashkëpunim në të cilin Kroacia do të mund këtë përvojë ta transferojë edhe në Maqedoni.

Kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti sot u takua me ambasadorin kroat në Maqedoni Zlatko Kramariq.

Pas takimit, kryetari i komunës së Tetovës deklaroi se po vazhdon bashkëpunimi me qytetin Varazhdin, por edhe me qytete tjera nga Kroacia.

“Është e njohur se një numër i caktuar i kroatëve jetojnë në Tetovë. Kohëve të fundit isha në një pritje të cilën e organizuan ata. Ka edhe shumë tetovarë të cilët jetojnë në Kroaci dhe i gëzojnë të drejtat e tyre si pakicë. Do të bëjmë gjithçka për të vendosur bashkëpunim më të ngushtë me qytetet e caktuara në Kroaci, ndërsa më është e njohur se Tetova ka bashkëpunim me Varazhdinin”, tha ambasadori Kramariq.

Është e rëndësishme, që në këtë kohë kur Kroacia është para hyrjes në Bashkimin Evropian, ndërsa Maqedoninë e pret ky projekt dhe kjo nuk është një detyrë edhe aq e lehtë, potencon Kramariq, që të vendoset ky bashkëpunim në të cilin Kroacia do të mund këtë përvojë ta transferojë edhe në Maqedoni.

“Me rëndësi është edhe se Maqedonia dhe Kroacia nuk kanë çështje të hapura politike. Do të vazhdojmë të vendosim bashkëpunim ekonomik, ndërsa veçanërisht kulturor. Do të shkoj që ta vizitoj Kodrën e Diellit dhe bashkëqytetarëve të mi në Kroaci do t’u transmetoj se krahas Ohrit në Maqedoni ka edhe vende shumë më të bukura si Kodra e Diellit që vlen për ta vizituar”, tha ambasadori Kramariq.

Të dy bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe rreth mënyrës së udhëheqjes së pushtetit lokal duke marrë parasysh atë se Kramariq 15 vjet e ka kryer funksionin e kryebashkiakut të Osiekut

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *