Home / Lajme / Maqedoni / Nga mesnata nuk vlejnë pasaportat dhe letërnjoftimet e vjetr

Nga mesnata nuk vlejnë pasaportat dhe letërnjoftimet e vjetr

27 shkurt-“Të gjithë këta qytetar do të mund pa asnjë pengesë të kthehen në Maqedoni nëse posedojnë një letër udhëtimi të lëshuar nga përfaqësitë diplomatike-konsulare të Maqedonisë në mbarë botën. Ndryshe nëse ndonjë nga këta persona arrinë të tek vendkalimet kufitare tonat, gjegjësisht të Maqedonisë dhe posedon dokument me afat të kaluar nuk do të ketë asnjë problem për të hyrë në Maqedoni gjegjësisht autoritetet tona kufitare i pranojnë edhe dokumentet me afat të kaluar”, deklaroi Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Sonte në mesnatë skadon afati i përdorimit të dokumenteve të vjetra të udhëtimit. Pra prej nesër pasaportat dhe letërnjoftimet e kaltra nuk vlejnë. Kjo vlen edhe për shtetasit e Maqedonisë që ndodhen në punë të përkohshme apo në ndonjë shërbim tjetër jashtë vendit. Ata për tu kthyer në Maqedoni mund të përdorin pasaportat e vjetra por janë të obliguar që në përfaqësitë diplomatike-konzullore të Maqedonisë të nxjerrin letër të posaçme për udhëtim me qëllim që shtetet tjera tua njohin pasaportën e cila prej nesër hiqet nga përdorimi.
“Të gjithë këta qytetar do të mund pa asnjë pengesë të kthehen në Maqedoni nëse posedojnë një letër udhëtimi të lëshuar nga përfaqësitë diplomatike-konsulare të Maqedonisë në mbarë botën. Ndryshe nëse ndonjë nga këta persona arrinë të tek vendkalimet kufitare tonat, gjegjësisht të Maqedonisë dhe posedon dokument me afat të kaluar nuk do të ketë asnjë problem për të hyrë në Maqedoni gjegjësisht autoritetet tona kufitare i pranojnë edhe dokumentet me afat të kaluar”, deklaroi Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.
Nga Ministria e Brendshme informojnë se deri më tani janë dhënë afër 1 milion e 312 mijë pasaporta biometrike dhe rikujtojnë qytetarët se pas ditës së sotme, asnjë dokument i vjetër nuk do të jetë valid. Ndërsa për patentat e shoferit, afati i zëvendësimit të tyre me të reja është deri në tetor të këtij viti.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *