Home / Lajme / Maqedoni / Nga të papunët në Maqedoni 45,8 për qind janë të rinj të moshës prej 15 deri 29 vjeç

Nga të papunët në Maqedoni 45,8 për qind janë të rinj të moshës prej 15 deri 29 vjeç

20 shkurt-“E fundit që duhet të ndodh është të kemi grupe paralele maqedonas, shqiptar, serbë, romë, grupe të mjediseve rurale ose pengesa të caktuara. Të rinjtë duhet të konsultohen që të mos largohen nga shoqëria dhe më pas të përgjigjen për çfarëdo ngjarjesh me protesta”, porositi Matias Kristenson nga Forumi evropian për të rinj.

– Papunësia është një nga problemet më të mëdha të të rinjve në Republikën e Maqedonisë. Nga shkalla e përgjithshme e papunësisë, 45,8 për qind janë të rinj të moshës prej 15 deri 29 vjeç. Gjithsej 99 për qind e të rinjve dëshirojnë të punojnë, por vetëm 19,9 për qind ose më pak se një e pesta i fitojnë paratë përmes punës, u theksua në debatin e sotëm publik “Republika e të Rinjve”.

Sipas analizave të “Reaktor – hulumtimit në aksion”, pothuajse 50 për qind e të papunëve në Maqedoni janë të rinj, ndërsa madje 96,6 për qind prej tyre do të fillonin me punë javën e ardhshme.

“Papunësia është vetëm një prej problemeve të të rinjve. Krahas punësimit, ata dëshirojnë të kyçen edhe në proceset e vendimmarrjes, të ketë pluralizëm në vendimet e të rinjve, pjesëmarrjen e tyre të drejtpërdrejtë”, tha Marjan Zabërçanec nga Forumi arsimor i të rinjve.

Ai e theksoi nevojën për ligj për të rinj i cili do të përputhet me nevojat e të rinjve dhe do t’u japë mundësi të kyçen në mënyrë të drejtpërdrejtë në ngjarjet sociale. Prandaj, shtoi, është organizuar edhe kjo tribunë publike, për pjesëmarrjen e drejtpërdrejt të të rinjve me mendimet dhe rekomandimet e tyre të cilat do të hyjnë në të ashtuquajturën Libri i Bardhë.

Sipas Lindita Rexhepit nga Qendra për dialog ndërkulturor nga Kumanova, që të jenë më efektiv në plotësimin e qëllimeve të tyre, të rinjtë duhet të bashkohen.

“E fundit që duhet të ndodh është të kemi grupe paralele maqedonas, shqiptar, serbë, romë, grupe të mjediseve rurale ose pengesa të caktuara. Të rinjtë duhet të konsultohen që të mos largohen nga shoqëria dhe më pas të përgjigjen për çfarëdo ngjarjesh me protesta”, porositi Matias Kristenson nga Forumi evropian për të rinj.

Pjesëmarrësit në debat konstatuan se duhet të formohet Parlament për të rinj si formë më demokratike për organizimin e të rinjve.

“Republika e të Rinjve” është i pari nga cikli i debateve të parapara të cilat i organizon Iniciativa për pjesëmarrjen e të rinjve.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *