Home / Lajme / Maqedoni / Nimic në Athinë do të takohet me Papadhimos dhe me Dhimas

Nimic në Athinë do të takohet me Papadhimos dhe me Dhimas

22 shkurt-Pas takimeve ai deklaroi se nuk sjell propozime të reja, por ka për qëllim të gjejë një mënyrë që të përshpejtohen bisedimet për zgjidhje më të shpejtë të kontestit me emrin, i cili, siç theksoi, e prek rajonin dhe sigurinë botërore. Nimic tha se në Shkup qartë i janë treguar pozicionet e Maqedonisë dhe dëshirat e sinqerta për zgjidhje të problemit, dhe se do t’ua bartë autoriteteve në Athinë.

I dërguari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të KB-së për çështjen e emrit Methju Nimic sot në Athinë duhet të takohet me kryeministrin grek Lukas Papadhimos dhe me shefin e diplomacisë Stavros Dhimas.

Mediat greke transmetojnë se para takimit me Nimicin, të caktuar për ora 15:30 sipas kohës lokale, Papadhimos do të ketë konsultime me Dhimas, i cili, duhet të takohet edhe me liderin e PASOK-ut Jorgos Papandreun.

Ndërmjetësuesi i KB-së Nimic në Athinë udhëtoi nga Shkupi ku të hënën bisedoi me presidentin e Maqedonisë Gjorge Ivanov, me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposkin.

Pas takimeve ai deklaroi se nuk sjell propozime të reja, por ka për qëllim të gjejë një mënyrë që të përshpejtohen bisedimet për zgjidhje më të shpejtë të kontestit me emrin, i cili, siç theksoi, e prek rajonin dhe sigurinë botërore. Nimic tha se në Shkup qartë i janë treguar pozicionet e Maqedonisë dhe dëshirat e sinqerta për zgjidhje të problemit, dhe se do t’ua bartë autoriteteve në Athinë.

Nga ana e Maqedonisë është përsëritur se zgjidhja për kontestin me Greqinë rreth emrit nuk është e mundshme përderisa kjo nuk e respekton dinjitetin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, nëse në çfarëdo mënyre ngacmon çështjet identike dhe nuk është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare. Maqedonia mbetet konstruktive në procesin që udhëhiqet nën patronazhin e KB-së dhe këtë e pret edhe nga pala tjetër, si dhe respektim të Marrëveshjes së përkohshme, Aktgjykimit të Gjykatës në Hagë dhe rezolutave të Organizatës botërore.Tv KOHA

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *