Home / Lajme / Maqedoni / Nimici në Shkup

Nimici në Shkup

20 shkurt-Për pritjet nga vizita e Nimicit, kryeministri Gruevski të premten deklaroi se duhet të pritet dhe të shohë se çfarë do të sjellë ndërmjetësuesi. “Me siguri vjen me disa qëllime dhe ideja, mbetet që t’i dëgjojmë, t’i analizojmë dhe pastaj të japim deklarata”, tha kryeministri i Maqedonisë.

Ndërmjetësuesi i KB-së në bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit, Methju Nimic pasdite në Shkup u takua me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposkin. Nimic pas bisedimeve njëorëshe me shefin e diplomacisë së Maqedonisë nuk dha deklaratë për mediat. U nis për t’u takuar me presidentin Gjorge Ivanov në vilën “Vodno”, pas çka është e paraparë të takohet edhe me kryeministrin Nikolla Gruevskin. Në takimet, siç është paralajmëruar, do të bisedohet për çështjet aktuale në lidhje me tejkalimin e dallimeve në kontestin me Republikën e Greqisë, si dhe për dinamikën e bisedimeve në periudhën e ardhshme. Kreu shtetëror i Republikës së Maqedonisë pas koordinimit të mbajtur të premten në pritje të takimit të Nimicit, doli me konkluzion se “Republika e Maqedonisë mbetet fuqishëm e përkushtuar për tejkalimin e çështjes rreth emrit dhe, si dhe deri më tani, në mënyrë aktive dhe konstruktive do të marrë pjesë në procesin. Si palë e cila me pjesëmarrje serioze merr pjesë në bisedimet pret dhe shpreson në aktivitet, seriozitet dhe konstruktivitet të njëjtë edhe nga pala tjetër”.

Për pritjet nga vizita e Nimicit, kryeministri Gruevski të premten deklaroi se duhet të pritet dhe të shohë se çfarë do të sjellë ndërmjetësuesi. “Me siguri vjen me disa qëllime dhe ideja, mbetet që t’i dëgjojmë, t’i analizojmë dhe pastaj të japim deklarata”, tha kryeministri i Maqedonisë.

Paralajmëroi se përderisa ndonjëherë arrihet deri te propozimi konkret dhe i pranueshëm ai do të vendoset në referendum. “Do të vazhdojmë me të gjitha fuqitë, përpjekjet që të shkojmë përpara por edhe me sy të hapur të kërkojmë zgjidhje e cila do të jetë mjaft e mirë që ta pranojmë dhe ta ofrojmë në referendum para qytetarëve, tha Gruevski.

Ndërmjetësuesi Nimic nesër nga Shkupi do të niset për në Athinë, ku do të duhet të ketë takime edhe me përfaqësues shtetëror grek.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *