Home / Lajme / Rajon / Nis procesi gjyqësor në ‘rastin Kleçka’

Nis procesi gjyqësor në ‘rastin Kleçka’

28 shkurt-Avokati i deputetit ka deklaruar se këto dëshmi janë vetëm ngarkesë për lëndën. Mbrojtja ka thënë se shënimet që ka lënë pas vetes Agim Zogaj, që përdoren si prova, në fakt i kanë shkruar katër persona

Gjykimi i Fatmir Limajt dhe nëntë bashkëluftëtarëve të tij, për krime lufte do të vazhdojë të martën, ndërsa mbrojtja e deputetit do të mundohet t’i shpallë të pavlefshme dëshmitë e “Dëshmitarit X” që janë kryesoret e këtij procesi. Kështu ka deklaruar për gazetën “Epoka e Re”, avokati mbrojtës i Limajt, Tahir Rrecaj. “Të martën(sot) në Gjykatën e Qarkut do të shqyrtohet çështja e pranueshmërisë së provave të dëshmitarit bashkëpunues të prokurorit, të ndjerit Agim Zogaj. Pala mbrojtëse e deputetit Limaj do t’i kundërshtojë kategorikisht këto dëshmi dhe do të kërkojë nga trupi gjykues të shpallen të pavlefshme”-ka thënë Rrecaj. Avokati i deputetit ka deklaruar se këto dëshmi janë vetëm ngarkesë për lëndën. Mbrojtja ka thënë se shënimet që ka lënë pas vetes Agim Zogaj, që përdoren si prova, në fakt i kanë shkruar katër persona

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *