Home / Sport / Nuhiu pritet mirë në Prilep

Nuhiu pritet mirë në Prilep

“Të martën realizova seancën e parë stërvitore me ekipin tim të rij dhe sa për fillim mund të jem i kënaqur. Më pritën mirë, me disa futbollistë njihem, ndërsa edhe më të rrinjë tregonin respekt për mua. Stafi teknik më vlerëson dhe kjo më bën optimist për të besuar se do ta gjej veten te kjo skuadër. Jam i kënaqur me debutimin tim në fanellën e 11 Oktomvrit. Pësuam disfatë 3:1 nga Metalurgu, mirëpo treguam lojë të mirë. Unë në lojë u inkuadrova në pjesën e dytë, ndërsa pak para fundit kisha rast për të shënuar, mirëpo që u prit nga portieri kundërshtar”, tha mes tjerash mesfushori i krahut, Ardian Nuhiu.

Futbollisti shkupjan Ardian Nuhiu i cili ditë më parë firmosi për 6-të muaj me skuadrën e 11 Oktomvrit, të martën i është bashkuar këtij ekipi në seancat stërvitore. Përshtypjet e para të futbollistit janë pozitive dhe kjo e bën optimist se do të kalojë periudhë të mirë në këto gjashtë muaj në Prilep. “Të martën realizova seancën e parë stërvitore me ekipin tim të rij dhe sa për fillim mund të jem i kënaqur. Më pritën mirë, me disa futbollistë njihem, ndërsa edhe më të rrinjë tregonin respekt për mua. Stafi teknik më vlerëson dhe kjo më bën optimist për të besuar se do ta gjej veten te kjo skuadër. Normal, të gjithë jemi të vetëdijshëm se na pret detyrë e vështirë për të siguruar mbijetesën në kategorinë e parë”, ishte deklarata e parë e Nuhiut si futbollist i 11 Oktomvrit. Ish-futbollisti i Shkëndijës për momentin është vendosur në një hotel në Prilep, ndërsa së shpejti pritet që drejtuesit e skuadrës t’i sigurojnë një banesë, në të cilën do të qëndrojë gjatë kontratës me 11 Oktomvrin. “Po veç më jemi në kërkim të një banese, ndërsa përkohësisht do të jem në hotel. Kushtet janë të mira dhe nuk besoj të kem problem për këtë. Normal se kur të vendosem në banesë do të jem më komod, pasi do të mund të mar edhe familjen këtu”, sqaroi Nuhiu këto ditë të para në skuadrën prilepase. Ndërkohë Nuhiu të mërkurën ka debutuar në fanellën e 11 Oktomvrit në takimin kontrollues me ish-skuadrën e tij, Metalurgun, përballje kjo që u zhvillua në Ohër. “Jam i kënaqur me debutimin tim në fanellën e 11 Oktomvrit. Pësuam disfatë 3:1 nga Metalurgu, mirëpo treguam lojë të mirë. Unë në lojë u inkuadrova në pjesën e dytë, ndërsa pak para fundit kisha rast për të shënuar, mirëpo që u prit nga portieri kundërshtar. Për fillim ishte mirë, ndërsa pres që gjërat të përmirësohen edhe më shumë”, tha Nuhiu. Ndryshe 11 Oktomvri do të qëndrojë në Ohër deri të dielën, kur pritet të zhvillojë edhe dy takime kontrolluese, me Napredokun dhe Ohrid 2004.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *