Home / Lajme / Maqedoni / Nuk ka rrezik nga përmbytjet pas ngrohjes së paralajmëruar dhe shkrirjes së borës

Nuk ka rrezik nga përmbytjet pas ngrohjes së paralajmëruar dhe shkrirjes së borës

16 shkurt-“Të martën pritet të bjerë borë në sasi të vogla, por ne në mënyrë vijuese e ndjekim situatën. Jemi të informuar se nivelet e të gjitha akumulimeve nëpër shtet, liqenet dhe lumenjtë janë në kuotë minimale edhe sipas kushteve klimatike në Maqedoni dhe sipas situatës së tanishme nuk priten përmbytje”, informoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdialqim Ademi në pres-konferencën e sotme.

Nuk priten përmbytje, derdhje të lumenjve, liqeneve natyrore dhe akumulimeve, për shkak të rritjes së paralajmëruar të temperaturave dhe shkrirjes së borës. Në ndërkohë vazhdon dorëzimi i produkteve ushqimore deri te vendet e bllokuara dhe pastrimin e akseve rrugore.

Kjo është konkluduar në takimin e rregullt të Trupit koordinues për përballje me gjendjet të cilat dolën nga reshjet e mëdha të borës, në të cilin mes tjerash është shqyrtuar gjendja hidrologjike e lumenjve dhe liqeneve natyrore.

“Të martën pritet të bjerë borë në sasi të vogla, por ne në mënyrë vijuese e ndjekim situatën. Jemi të informuar se nivelet e të gjitha akumulimeve nëpër shtet, liqenet dhe lumenjtë janë në kuotë minimale edhe sipas kushteve klimatike në Maqedoni dhe sipas situatës së tanishme nuk priten përmbytje”, informoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdialqim Ademi në pres-konferencën e sotme.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski tha se në lidhje të furnizimit të produkteve ushqimore në vendet e bllokuara, prej 8 shkurtit është distribuuar ushqim në 66 vende të banuara në 17 komuna, sipas kërkesave paraprake të qytetarëve.

“Me këtë rast, janë distribuuar 1.709 litra vaj, 10.610 kilogram miell, 3.450 kilogram elb, 1.350 kilogram misër, disa pako me ilaçe dhe mjete higjienike. Trupi koordinues vazhdimisht punon në pastrimin e akseve rrugore. Gjatë ditës së sotme janë aktivizuar rreth 40 makina ndërtimore të cilët punojnë në pastrimin e borës”, informoi Janakievski, duke theksuar se prej 8 shkurtit është intervenuar në 114 akse lokale rrugore.

Ministritë e Punëve të Brendshme dhe e Mbrojtjes me forcat e tyre, tha ministri, kanë intervenuar në pesë komuna ku ka pasur persona të moshuar, të pafuqishëm dhe të sëmurë. Ai theksoi se kur kushtet e motit do të mundësojnë fluturime të helikopterëve do të kryhet furnizim në vendet e shkëputura, por kjo nuk do të mundësohet gjatë ditës së sotme, por në ditët në vijim, kur pritet ngrohje e motit dhe përmirësim i kushteve.

“Në të gjitha vendet e pakalueshme gjatë ditës së sotme nuk do të mund të distribuohet ushqim. Pritet që nesër të përmirësohen kushtet klimatike dhe të kryhet furnizim i ushqimit”, shtoi Janakieski.

Në fshatin Jabllanicë, një person është në gjendje më të vështirë me probleme të sistemit të mushkërive, informoi ministri, por për shkak se është e nevojshme që të transferohet në gjendje të shtrirë, është vendosur që të mbetet në fshat, ndërsa i është dhënë ndihmë e intervenuar nga mjeku.

“Situata vazhdimisht po ndiqet dhe përderisa mundësohen kushte, Jabllanica nesër do të jetë fshati i parë ku do të bëhet furnizim i ushqimit dhe ilaçeve, ndërsa paralelisht pastrohet edhe rruga lokale”, potencoi Janakieski, sipas të cilit është shumë e rëndësishme që gjendja në terren vazhdimisht po ndiqet dhe prej atje ku është alarmante merret pjesë me helikopter.

Ministri pohon se kompetentët e japin maksimumin, është i kënaqur nga pastrimi i deritanishëm i akseve rrugore lokale dhe rajonale, edhe pse, siç tha, çdoherë mundet më mirë.

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, theksoi drejtori Shaban Saliu, mori masa të duhura, duke angazhuar makina për pastrim të borës në të gjitha pjesët e vendit.

“Presim që gjatë ditës rajoni Strugë-Ohër në mënyrë më intensive të pastrohet dhe të përmirësohet gjendja, ndërsa personat të cilët janë të shkëputur në këtë rajon sigurisht që do t’ju ndihmohet”. tha Saliu, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në lidhje të pastrimit të këtij rajoni.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *