Home / Lajme / Rajon / OBEZH: Shkalla e papunësisë në dhjetor në nivel të njëjtë me nëntorin

OBEZH: Shkalla e papunësisë në dhjetor në nivel të njëjtë me nëntorin

14 shkurt-Papunësia në vendet e eurozonës në muajin dhjetor, gjithashtu, ka mbetur e pandryshuar në krahasim të muajit paraprak, në 10,4 për qind, që don të thotë se edhe më tej mbetet në nivel rekord nga fillimi i krizës financiare globale në vitin 2008.

Shkalla e papunësisë në vendet e zhvilluara vitin e kaluar në muajin dhjetor mbeti e pandryshuar në krahasim të muajit paraprak, në 8,2 për qind, kumtoi sot Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OBEZH).

Në vendet anëtare të Organizatës në dhjetor ka pasur rreth 44,6 milionë të papunë, që është për një milion më pak në krahasim me dhjetorin 2010, por për 13,5 milionë më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2007.

Papunësia në vendet e eurozonës në muajin dhjetor, gjithashtu, ka mbetur e pandryshuar në krahasim të muajit paraprak, në 10,4 për qind, që don të thotë se edhe më tej mbetet në nivel rekord nga fillimi i krizës financiare globale në vitin 2008.

Papunësi më e madhe mes këtyre vendeve është regjistruar në Spanjë, e cila po ballafaqohet me normën prej 22,0 për qind. Pas saj, pasojnë Portugalia me 13,6 për qind dhe Sllovenia me 13,4 për qind papunësi.

Në Gjermani në muajin e fundit nga viti i kaluar është shënuar ulje e vogël e punësisë prej 0,1 për qind pikë në 5,5 për qind.

Të dhënat për papunësinë në janar tregojnë në vazhdim të trendit prej vitit 2011 në vendet amerikanoveriore, kumtoi OBEZH. Në SHBA që pesë muaj me rradhë është shënuar rënie e papunësisë në 8,3 për qind, përderisa në Kanada norma e papunësisë vazhdon të rritet dhe në muajin e parë të vitit arriti 7,6 për qind.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *