Home / Lajme / Maqedoni / OSBE dhe Ministria e Drejtësisë për procesin e reformave

OSBE dhe Ministria e Drejtësisë për procesin e reformave

22 shkurt-Temë e bisedës në këtë takim ishte përmirësimi i proçesit në dhënien e ndihmës juridike pa pagesë dhe ndryshimet e po të njëjtit ligj. Në këtë kontekst u përmend edhe ndryshimi eventual në ligjin me të cilin do të zgjerohet rrethi i ndihmës juridike pa pagesë, në pjesën e shfrytëzuesve”, thuhet në komunikatën e ministrisë së Drejtësisë.

Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti sot realizoi takim pune me z. Ralf Bret, shef i Minisonit të OBSE-s në Shkup.

Bashkëpunimi i mëtejshëm midis Ministrisë së Drejtësisë dhe OSBE-së kanë qenë temat e takimit të sotëm midis ministrit Blerim Bexheti dhe shefit të OSBE-së në Shkup, Ralf Bret.

Ministri Bexheti e informoi ambasadorin Bret për aktivitetet e deritanishme dhe për ato aktualet të Ministrisë së Drejtësisë.

“Temë e bisedës në këtë takim ishte përmirësimi i proçesit në dhënien e ndihmës juridike pa pagesë dhe ndryshimet e po të njëjtit ligj. Në këtë kontekst u përmend edhe ndryshimi eventual në ligjin me të cilin do të zgjerohet rrethi i ndihmës juridike pa pagesë, në pjesën e shfrytëzuesve”, thuhet në komunikatën e ministrisë së Drejtësisë.

Nga ana tjetër, ambasadori Ralf Bret theksoi se edhe në të ardhmen pret bashkëpunim të mirë me Ministrinë e Drejtësisë, e në disa aktivitete me tempo edhe më të shpejtë.

Ministri Bexheti u falënderua për bashkëpunimin e deritanishëm, për gatishmërinë për ndihmë dhe asistencë në aktet ligjore të misionit të OBSE-s në Shkup si dhe potencoi se shpreson që kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *