Home / Lajme / Maqedoni / Osmani në Prishtinë

Osmani në Prishtinë

11 shkurt-Bashkëbiseduesit ranë dakord se veprimi nga pozicionet opozitare politike në kuadër të parlamentit, pushtetit komunal dhe të institucioneve tjera shoqërohet me probleme të shumta që janë pasojë e problemeve të shumta ekonomike dhe sociale, demokracive të brishta, proceseve jo stabile zgjedhore dhe politizimit të skajshëm të institucioneve dhe të mediave publike që ushtrohen nga qeveritë respektive.

Një delegacion i lartë i RDK-së me në krye kryetarin Rufi Osmani, deputetin IzetZeqiri dhe ArtanDika e Shpend Kaprolli, realizua një takim të frytshëm pune me kryetarin e LDK-së dhe kryetarin e Prishtinës Isa Mustafa në Prishtinë. Në një atmosferë vëllazërore të dy kryetarët këmbyen përvojat dhe vizionet e tyre n2 udhëheqjen e të dy partive simotra dhe të dy komunave respektive. Ishte qëndrimi i përbashkët se orientimet programore të LDK dhe të RDK si dy parti të spektrit të djathtë politik, kanë elemente të përbashkëta dhe se ka hapësirë për një bashkëpunim në të ardhmen dhe në veçanti në shfrytëzimin e përvojave shumë pozitive të LDK-së si parti e cila ishte themeltare e demokracisë politike ndër shqiptarët dhe që vazhdon të jetë shembull i kulturës së mirëfilltë demokratike edhe aktualisht.

Kryetari Osmani në veçanti shprehu interesim që në strukturimin dhe në anëtarësimin e RDK-së në forumet ndërkombëtare të partive të djathta të merr parasysh përvojat dhe të jetë e ndihmuar nga LDK-ja. Kryetari Mustafa shprehu gatishmërinë e plotë për asistencë të strukturave politike të LDK-së në ngritjet organizative dhe në profilizimin e mirëfilltë politik të RDK-së bazuar në përvojat pozitive dhe sfidat me të cilat është ballafaquar LDK në të kaluarën.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se veprimi nga pozicionet opozitare politike në kuadër të parlamentit, pushtetit komunal dhe të institucioneve tjera shoqërohet me probleme të shumta që janë pasojë e problemeve të shumta ekonomike dhe sociale, demokracive të brishta, proceseve jo stabile zgjedhore dhe politizimit të skajshëm të institucioneve dhe të mediave publike që ushtrohen nga qeveritë respektive.

Kryetari Osmani dhe kryetari Mustafa këmbyen përvojat dhe vizionet e tyre edhe në lidhje me menaxhimin e Komunës së Gostivarit dhe të Prishtinës duke mbajtur qëndrime të përbashkëta se niveli i decentralizmit duhet të rritet përmbajtësisht në aspekt funksional dhe financiar, raportet ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal duhet të ndjekin përvojat e vendeve të BE-së dhe se asistenca e faktorit ndërkombëtar është e domosdoshme në tejkalimin e problemeve në raportet ndëretnike në vendet respektive. Të dy kryetarët ranë dakord të rrisin nivelin e bashkëpunimit në menaxhmentin fiskal, reformimin e ndërmarrjeve publike komunale, binjakëzimin dhe bashkëpunimin e shkollave dhe përforcimin e kapaciteteve humane në funksion të shfrytëzimit të IPA fondeve të BE-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *