Home / Lajme / Maqedoni / Parullë ofenduese në mes të Shkupit

Parullë ofenduese në mes të Shkupit

3 shkurt- Nga Komuna Qendër, në territorin e të cilës është shkruar mbishkrimi ofendues, thonë se ky është akt me të cilin merren mendjet e sëmura. Të tmerruar me parullat e vendosura në garazhin që u promovua të mërkurën nga ana e kryetarit të komunës, Vlladimir Todoroviq, zyrtarët e kësaj komune janë shprehur se menjëherë pas reagimit të gazetës “KOHA” për aktin e shëmtuar, ekipet përkatëse janë dërguar në terren për t’i hequr parullat.

Persona, deri më tani të panjohur për policinë, në mes të Shkupit, në garazhin e posa inauguruar në lagjen Kapishtec, kanë vendosur një pankartë të gjatë rreth 20 metra me mbishkrim që ngjall urrejtje ndëretnike dhe ndërfetare. Mbishkrimi është shkruar në maqedonisht në një pëlhurë të bardhë: “Palite crkvi na sveta zemja, kleti dusmani ima da ve nema” (Ndizni kisha në tokë të shenjtë, armiq të mallkuar, do t’ju shfarosim). Nga Komuna Qendër, në territorin e të cilës është shkruar mbishkrimi ofendues, thonë se ky është akt me të cilin merren mendjet e sëmura. Të tmerruar me parullat e vendosura në garazhin që u promovua të mërkurën nga ana e kryetarit të komunës, Vlladimir Todoroviq, zyrtarët e kësaj komune janë shprehur se menjëherë pas reagimit të gazetës “KOHA” për aktin e shëmtuar, ekipet përkatëse janë dërguar në terren për t’i hequr parullat. “Komuna e Qendrës rreptësishtë e dënon aktin e vendosjes së mbishkrimit në garazhin, në lagjen e Kapishtecit. Për mendimin tonë gjestet ose veprimet e ngjashme janë në kundërshtim me dimensionin njerëzor dhe me respektimin e të drejtave të njeriut dhe të njëjtat mund të rezultojnë me ndarje të pabaza të popullatës vendase”, thotë Jovica Ackovski, zëdhënësi i Komunës së Qendrës. Sipas tij, gjatë orëve të pasdites së enjte shërbimet përkatëse të komunës kanë mënjanuar pëlhurën e vendosur në garazhin e ri, ndërsa në emër të komunës ai ka apeluar institucionet të gjejnë dhe sanksionojnë personat që kanë bërë aktin e shëmtuar vetëm pak orë pas lëshimit në përdorim të garazhit të ri. Policia nuk është e njoftuar me rastin, ndërsa vetëm premton se në rast të zbulimit të autorit, i njëjti do të sanksionohet. “Deri më tani nuk është paraqitur rasti në fjalë. Megjithatë, në rast se do të zbulohet identiteti i autorit, menjëherë do të merren masa për sanksionimin e tij”, deklaroi Liza Bendevska, zëdhënëse e Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup. (KOHA)

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *