Home / Lajme / Maqedoni / PDSH reagon kundër marrëveshjes policore Maqedoni – Serbi

PDSH reagon kundër marrëveshjes policore Maqedoni – Serbi

15 shkurt-“Tendenca që këtë ligj të miratuar edhe me votat e BDI-së si në Qeveri ashtu edhe në Parlament ta paraqesin thjesht si një bashkëpunim mes dy MPB-ve apo dy shteteve veçse e thellon tradhtinë dhe turpin që po e bën BDI. Ju shpalosim disa pika të kësaj marrëveshje që koalicioni qeveritar i fsheh nga opinioni publik, e veçanërisht nga shqiptarët”, thekson PDSH, duke shpalosur pikat e marrëveshjes.

PDSH përmes një komunikate sërish ka reaguar sot lidhur me marrëveshjen e miratuar nga Parlamenti i Maqedonisë për bashkëpunimin policor Maqedoni-Serbi.

“Tendenca që këtë ligj të miratuar edhe me votat e BDI-së si në Qeveri ashtu edhe në Parlament ta paraqesin thjesht si një bashkëpunim mes dy MPB-ve apo dy shteteve veçse e thellon tradhtinë dhe turpin që po e bën BDI. Ju shpalosim disa pika të kësaj marrëveshje që koalicioni qeveritar i fsheh nga opinioni publik, e veçanërisht nga shqiptarët”, thekson PDSH, duke shpalosur pikat e marrëveshjes.

Sipas marrëveshjes, organe kompetente për këtë bashkëpunim policor janë: Byrotë për sigurim shtetëror të të dy shteteve; marrëveshja siguron qarkullim të lirë dhe pa kontroll të shërbimeve shtetërore nëpër pikat kufitare, shkëmbim oficerësh në bazë të nevojës, zgjidhje të konflikteve dhe sigurim të ngjarjeve të cilësuara me rrezik të lartë, komunikim dhe telekomunikim me transmetim të drejtpërdrejt, përgjim, sigurim të audio dhe video materialeve, organizim të mbledhjeve të përbashkëta dhe kategorizim të informatave në Sekrete shtetëror dhe informata rreptësisht konfidenciale.

“Kjo është marrëveshja të cilën BDI e mbështeti dje në Parlament. Me këtë ligj BDI i mundëson policisë gjenocidale serbe të patrullojnë në qytetet shqiptare dhe të konsiderojnë këtë territor si të vetin. Avokatët e tradhtisë janë tradhtarët e vërtetë. Me këtë veprim ju e zbuluat veten, funksionarë të BDI-së që moti kanë preferuar bashkëpunimin me strukturat policore të ish- Jugosllavisë dhe Serbisë. Tash e tutje shqiptarët e kanë të qartë se fajtorët e vërtetë për këtë gjendje të mjerueshme dhe nënçmuese ku gjinden shqiptarët është BDI”, theksohet në komunikatën e PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *