Home / Lajme / Maqedoni / PDSH:Qeveria sulmon biznesin shqiptar

PDSH:Qeveria sulmon biznesin shqiptar

27 shkurt-avën e fundit janë mbyllur e gjobitur 318 biznese duke u shkaktuar dëm I përgjithshëm që arin vlerën e miliona eurove, këta para mbushin buxhetin e Maqedonisë dhe shfrytëzohen për të financuar projekte nacionaliste siç është projekti Shkupi 2014. Edhe pse në pushtet BDI jo vetëm që nuk I mbron bizneset shqiptare por edhe është vënë në funksion të zbatimit të skemës së dënimeve”, deklaroi Agon Ferati, zëdhënës I PDSH-së

Partia Demokratike Shqiptare ka reaguar sot ndaj aktiviteteve të fundit të Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), me ç’rast u mbyllën një numër i madh i lokaleve. Sipas PDSH-së, në shënjestër të kësaj drejtorie kanë qenë vetëm bizneset shqiptare. Ndaj akuzuan qeverinë se çdoherë kur ballafaqohet me kriza sulmon bizneset në rajonet e shqiptarëve siç janë Tetova, Gostivari, Dibra dhe Struga. Sipas PDSH –së koalicioni qeveritar VMRO e BDI zbaton ligjin në mënyrë selektive duke mundësuar kështu që vetëm firmat maqedonase të kryejnë aktivitetin ekonomik.
“Koalicioni qeverisës BDI-VMRO sistematikisht vepron për shkatërrimin e biznesit dhe ekonomisë shqiptare. Zbaton ligjin në mënyrë selektive dhe krijon konkurrencë jo-lojale duke iu mundësuar vetëm firmave maqedonase për të kryer aktivitet ekonomik. DHP pasi merr haraçin e vet vazhdon të dënojë me inspektorate të tjera si inspektoratin e punës, inspektoratin tregut dhe inspektoratin sanitar dhe kështu e molisin ekonominë e shqiptarëve. Javën e fundit janë mbyllur e gjobitur 318 biznese duke u shkaktuar dëm I përgjithshëm që arin vlerën e miliona eurove, këta para mbushin buxhetin e Maqedonisë dhe shfrytëzohen për të financuar projekte nacionaliste siç është projekti Shkupi 2014. Edhe pse në pushtet BDI jo vetëm që nuk I mbron bizneset shqiptare por edhe është vënë në funksion të zbatimit të skemës së dënimeve”, deklaroi Agon Ferati, zëdhënës I PDSH-së

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *