Home / Lajme / Rajon / Plisat mbajnë fjalën, dogjën flamurin maqedonas

Plisat mbajnë fjalën, dogjën flamurin maqedonas

17 shkurt-Ky takim është zhvilluar nën hijen e tifozëve kosovarë, respektivisht ‘Plisave’ të Prishtinës, të cilët e shfrytëzuan rastin, duke iu hakmarrë Maqedonisë, për fyerjet e rënda që ua kishin bërë shqiptarëve hendbollistët dhe tifozët e saj në muajin e kaluar gjatë Kampionatit evropian, të mbajtur në Serbi.

Tifozët kosovarë, respektivisht ‘Plisat’, e kanë shfrytëzuar finalen e turneut ‘Pavarësia’ mes Kosovës e Maqedonisë, për t’iu hakmarrë maqedonasve për fyerjet e rënda që ua kishin bërë shqiptarëve në muajin e kaluar gjatë Kampionatit evropian, të mbajtur në Serbi.

Përveç fyerjeve të rënda, ‘Plisat’ edhe e kanë djegur flamurin maqedonas, raporton gazeta “Express”. Përfaqësuesja U-20 e Kosovës në hendboll e ka fituar turneun ‘Pavarësia’, pasi të enjten mbrëma në finale e ka mposhtur me plot meritë reprezentacionin e Maqedonisë, me rezultat 28:17.

Ky takim është zhvilluar nën hijen e tifozëve kosovarë, respektivisht ‘Plisave’ të Prishtinës, të cilët e shfrytëzuan rastin, duke iu hakmarrë Maqedonisë, për fyerjet e rënda që ua kishin bërë shqiptarëve hendbollistët dhe tifozët e saj në muajin e kaluar gjatë Kampionatit evropian, të mbajtur në Serbi.

Madje, ‘Plisat’ nuk e kanë kursyer as flamurin maqedonas, të cilin e kanë djegur, me ç’rast ndeshja u ndërpre për disa minuta, derisa Policia e Kosovës shtoi masat e sigurisë për ekipin mysafir.

Krahas fyerjeve, tifozët prishtinas i kanë zbuluar edhe disa transparente, të cilat përmbanin mbishkrime fyese në baza etnike për maqedonasit, si: “Babanë sllav, nënën bullgare. Çka je ti?”, “Maqedonia nuk ekziston”, “Zoti u ka bërë bullgarë, Tito maqedonas”, etj. Njëherësh, ‘Plisat’ këndonin këngë patriotike shqiptare, si: “Besa-Besë”, “O sa mirë me qenë shqiptar”, “Pa u faruar djem e çika, jo nuk ndahet Mitrovica”, “UÇK”, etj.

Pavarësisht këtyre sjelljeve të tifozëve kosovarë, kryetrajneri i ekipit maqedonas, Stojan Petroshevski ka thënë pas ndeshjes për Express se shumica e publikut kishte ardhur në palestër për të shikuar hendboll cilësor, e jo për ta fyer vendin e tij.

Ky turne ishte organizuar nga Federata e Hendbollit të Kosovës (FFK) për nder të katër vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Reprezentacioni kosovar e zuri vendin e parë, sikurse në vitin e kaluar, derisa maqedonasit u radhitën në vendin e dytë, duke e lënë pas vetës ekipin bullgar. Kurse, skuadra malazeze nuk ka mundur të zbarkoj në Prishtinë, shkaku i motit të ligë.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *