Home / Lajme / Maqedoni / Policia e Maqedonisë në dy aksione të ndara ka sekuestruar 22,4 kilogram heroinë

Policia e Maqedonisë në dy aksione të ndara ka sekuestruar 22,4 kilogram heroinë

11 shkurt-Në lidhje me rastin, sot deri te Prokurori themeluese publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, do të parashtrohet paraqitje penale kundër B.R.(1960) nga Kosova, si organizator i transportit, K.M. (1964) nga Shkupi

Policia e Maqedonisë, në kuadër të operacionit “Bosfor”, në bashkëpunim me Drejtoria doganore, në 24-orët e fundit ka prerë dy kanale për tregti të paligjshme me drogë. Në dy aksionet janë arrestuar katër persona, ndërsa janë sekuestruar 22,4 kilogram heroinë, çmimi i së cilës në narko tregjet lëviz prej 550.000 euro në shumicë deri në 3.000.000 euro në pakicë.

Në rastin e parë janë gjetur dhe sekuestruar rreth dy kilogram heroinë të fshehur në akumulator, drogë e cila ishte e dedikuar për tregun e Maqedonisë. Porositësit e heroinës ishin dy persona nga fshati Haraçinë, kundër të cilëve është dhënë paraqitje penale për “prodhimin e pa autorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substanca psikotrope dhe prekursorëve”, ndërsa gjykatësi hetues u ka përcaktuar masë me paraburgim në zgjatje prej 30 ditëve. Sipas ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska për këtë rast është karakteristike ajo se droga ka qenë e fshehur në një akumulator të drejtuar, me çka automjeti ishte në gjendje të vozitjes.

Në bazë të njohurive të marra paraprake operative policia rreth mesnatës, në hyrje të Maqedonisë në vendkalimin “Bogoridicë”, është ndaluar një automjet motorik i udhëtarëve “Opel Astra” me targa të SHkupit, pronësi dhe i vozitur nga personi A.T. (1982), ndërsa shoqërues i tij ishte personi A.B.(1989), që të dy nga fshati Haraçinë. Gjatë kryerjes së kontrollit detajor të automjetit, në brendinë (në pjesën e poshtme) të akumulatorit është gjetur një qese e zezë e najlonit në të cilën kishte materie të panjohur të pluhurit ngjyrë kafe. Pakot e marra janë dorëzuar në ekspertizë në Departamentin për teknikë kriminalistike të MPB-së, me çka është konfirmuar se bëhet fjalë për masë të përgjithshme prej 1 kilogram e 950 gramë heroinë. Çmimi i heroinës së konfiskuar arrin 40.000 euro përderisa shitet në shumicë, ndërsa gjatë shitjes në rrugë çmimi i heroinës së sekuestruar mund të arrijë çmim deri në 200.000 euro.

Jankulloska informoi se në operacionin “Bosfor 10” i cili zbatohet së bashku me policinë turke, në transport të kontrolluar, në rastin e dytë, është penguar kontrabandimi i 20 kiloegramëve dhe 400 gramëve heroinë, dedkiuar për tregun Evropës perëndimore.

“Një pjesë e drogës është sekuestruar dhe është mbajtur në Turqi, ndërsa pjesa tjetër e drogës në Republikën e Maqedonisë. Transporti shkonte përmes Turqisë, Greqisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë”, deklaroi ministrja Jankulloska.

Drejtori i Byrosë për siguri publike, Lupço Todorovski e sqaroi procedurën për transportin e kontrolluar, që Maqedonia e ka me Turqinë dhe potencon se bëhet fjalë në pajtim me standardet ndërkombëtare, të cilat asnjëherë nuk lejohet që tërë malli të shkojë në transport, por mbetet vetëm një pjesë e vegël për t’u zvogëluar rreziku nga humbja.

Në lidhje me rastin, sot deri te Prokurori themeluese publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, do të parashtrohet paraqitje penale kundër B.R.(1960) nga Kosova, si organizator i transportit, K.M. (1964) nga Shkupi

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *