Home / Lajme / Maqedoni / Policia ulën bashkë Ballistët dhe Vojvodët

Policia ulën bashkë Ballistët dhe Vojvodët

22 shkurt-Iniciator i këtij takimi është SPB-ja e Tetovës, ku do të marrin pjesë, përfaqësues të klubeve futbollistike që garojnë në ligën e parë dhe të dytë nga Tetova, nga Federata Futbollistike e Maqedonisë, komuna e Tetovës, lidhja komunale futbollistike në Tetovë, OSBE-ja dhe grupet e tifozëve “Ballistët” dhe “Vojvodët”.

Sot në Tetovë, do të mbahet takimi i shumëpritur i shumë institucioneve relevante për të dhënë një mesazh për anim korrekt në ndeshjet sportive. Iniciator i këtij takimi është SPB-ja e Tetovës, ku do të marrin pjesë, përfaqësues të klubeve futbollistike që garojnë në ligën e parë dhe të dytë nga Tetova, nga Federata Futbollistike e Maqedonisë, komuna e Tetovës, lidhja komunale futbollistike në Tetovë, OSBE-ja dhe grupet e tifozëve “Ballistët” dhe “Vojvodët”. “Në takimin, që është inicuar nga Policia e Tetovës, edhe njëherë do të theksohet nevoja për një anim korrekt dhe fer në ndeshjet sportive, ndërsa të pranishmit për së afërmi do të njihen edhe me masat ligjore nëse nuk anohet korrekt, në mënyrë vullgare, dhe nëse shkaktohet incident para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes. Në takim të pranishmit do të njihen edhe me spotin televiziv për anim korrekt dhe dhe pa dhunë që është promovuar javën e kaluar në SPB-në e Tetovës, ndërsa pritet që te ketë efekt për uljen e tensioneve gjatë ndeshjeve sportive.(Tv Koha)
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *