Home / Lajme / Maqedoni / Prej sot targa të reja të regjistrimit

Prej sot targa të reja të regjistrimit

20 -Risi është se vendosen targa të shënuara në mënyrë të ndryshme me kërkesë të pronarit. Ato do të mund të përmbajnë të paktën tre, e më së shumti nëntë shkronja dhe numra të zeza, me ç’rast shkrimi nuk guxon të jetë provokativ, joetik ose në kundërshtim me rendin juridik të Republikës së Maqedonisë. Do të përforcohen në pjesën e përparme të automjetit. Çmimi i këtyre targave do të jetë 1.200 euro në kundërvlerë të denarit.

Targat e reja do të fillojnë të zbatohen prej sot në Shkup, e deri nga fundi i javës edhe në qytetet tjera në vend.

Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, në prezantimin e targave të reja të shtunën, theksoi se targat e reja janë në pajtim me standardet evropiane, posedojnë shkallë shumë më të lartë të mbrojtjes nga ato të tanishme dhe do të ofrojnë kombinime me çka do të kënaqen nevojat gjatë dy deri tre dekadat e ardhshme.

Për dallim nga ato të vjetra, të rejat do të kenë katër numra, të cilat së bashku me 20-të shkronjat që shfrytëzohen, mundësojnë rreth katër milionë kombinime, të cilat janë disa herë më tepër se ato të tanishmet.

Çmimi i targave të reja është si deri tani 1.200 denarë, me atë që qytetarët nuk do të obligohen t’i ndërrojnë të vjetrat. Targat e reja do të jepen përderisa automjeti për herë të parë regjistrohet në territorin e Republikës së Maqedonisë, gjatë ndryshimit të rajonit regjistrues ose gjatë ndërrimit të targave të humbura, respektivisht si edhe deri tani.

Risi është se vendosen targa të shënuara në mënyrë të ndryshme me kërkesë të pronarit. Ato do të mund të përmbajnë të paktën tre, e më së shumti nëntë shkronja dhe numra të zeza, me ç’rast shkrimi nuk guxon të jetë provokativ, joetik ose në kundërshtim me rendin juridik të Republikës së Maqedonisë. Do të përforcohen në pjesën e përparme të automjetit. Çmimi i këtyre targave do të jetë 1.200 euro në kundërvlerë të denarit.

Kompania “Rade Konçar – Kontraktorë dhe releje” do t’i përpunojë targat në tre vitet e ardhëshme

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *