Home / Lajme / Maqedoni / Prezantohen targat e reja, fillojnë me zbatim nga dita e hënë

Prezantohen targat e reja, fillojnë me zbatim nga dita e hënë

18 shkurt-Çmimi i targave të reja është si deri tani 1.200 denarë, me atë që qytetarët nuk do të obligohen t’i ndërrojnë të vjetrat.Targat e reja do të jepen nëse automjeti për herë të parë regjistrohet në territorin e Republikës së Maqedonisë, gjatë ndryshimit të rajonit regjistrues ose gjatë ndërrimit të targave të humbura, respektivisht si edhe deri tani

Targat e reja, të cilat do të fillojnë të zbatohen prej të hënës, së pari në Shkup, e pastaj deri nga fundi i javës në qytetet tjera në vend, sot janë prezantuar në kompaninë “Kontraktorë dhe releje”, e cila do t’i përpunojë targat gjatë tri viteve të ardhshme.Në prezatimin mori pjesë ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, e cila theksoi se targat e reja në pajtim me standardet evropiane, posedojnë shkallë shumë më të lartë të mbrojtjes nga ato të tanishme dhe do të ofrojnë kombinime me çka do të kënaqen nevojat gjatë dy deri tre dekadat e ardhshme.”Targat e vjetra, të cilat jepeshin gati 20 vite, respektivisht nga viti 1993, shkojnë në histori, ndërsa presim që, duke e marrë parasysh numrin e kombinimeve, të rejat të jepen gjatë 30 viteve të fundit. Për dallim nga ato të vjetra, të rejat do të kenë katër numra, të cilat së bashku me 20-të shkronjat që shfrytëzohen, mundësojnë rreth katër milionë kombinime, të cilat janë disa herë më tepër se ato të tanishme”, tha ministrja Jankullovska.Çmimi i targave të reja është si deri tani 1.200 denarë, me atë që qytetarët nuk do të obligohen t’i ndërrojnë të vjetrat.Targat e reja do të jepen nëse automjeti për herë të parë regjistrohet në territorin e Republikës së Maqedonisë, gjatë ndryshimit të rajonit regjistrues ose gjatë ndërrimit të targave të humbura, respektivisht si edhe deri tani.Risi është se vendosen targa të shënuara në mënyrë të ndryshme me kërkesë të pronarit. Ato do të mund të përmbajnë të paktën tre, e më së shumti nëntë shkronja dhe numra të zeza, me ç’rast shkrimi nuk guxon të jetë provokativ, joetik ose në kundërshtim me rendin juridik të Republikës së Maqedonisë. Do të përforcohen në pjesën e përparme të automjetit. Çmimi i këtyre targave do të jetë 1.200 euro në kundërvlerë të denarit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *