Home / Lajme / Maqedoni / Projekt në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitarë

Projekt në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitarë

15 shkurt-“Qëllimi i këtij takimi është rritja e bashkëpunimit ndërkufitar, tejkalimi i barrierave ndërkufitare dhe ndërnacionale me qëllim që bashkërisht të aplikojmë për thithjen e fondeve IPA. Në komunën e Tetovës kemi paraparë të bëjmë investim në stimulimin e bizneseve të vogla dhe investime në pjesën turistike të qytetit”, tha kryetari Bexheti. Ai ka sqaruar se në kuadër të komunës së Tetovës funksionon zyra për përpilimin e projekteve të këtilla që edhe në të kaluarën ka aplikuar në IPA fonde.

Komuna e Tetovës, Qendra për Zhvillim Rajonal të Pollogut në partneritet funksional me komunën e Drenovës nga qyteti i Korçës bashkërisht do të konkurrojnë në thirrje e radhës të IPA fondeve. Nëpërmjet një projekti konkret partnerët do të konkurrojnë për thithjen e këtyre fondeve në kuadër të programit për bashkëpunim ndërkufitar.
Projekti nënkupton hartimin e planeve urbanistike që për nga pesha zënë 70 përqind dhe njëkohësisht përfshinë edhe aktivitete për promovimin e turizmit. Për këtë qëllim, të martën kryetari i komunës së Drenovës, Flamur Sela ka takuar kryetarin e komunës së Tetovës. Sadi Bexhetin.

“Qëllimi i këtij takimi është rritja e bashkëpunimit ndërkufitar, tejkalimi i barrierave ndërkufitare dhe ndërnacionale me qëllim që bashkërisht të aplikojmë për thithjen e fondeve IPA. Në komunën e Tetovës kemi paraparë të bëjmë investim në stimulimin e bizneseve të vogla dhe investime në pjesën turistike të qytetit”, tha kryetari Bexheti. Ai ka sqaruar se në kuadër të komunës së Tetovës funksionon zyra për përpilimin e projekteve të këtilla që edhe në të kaluarën ka aplikuar në IPA fonde.

Kryetari i komunës së Drenovës, Flamur Sela, ka bërë të ditur se takimi me kryetarin e komunës së Tetovës ishte me qëllim të realizimit të projekteve që janë në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar Maqedoni-Shqipëri. “Kemi pasur edhe një takim para dy javësh dhe sot ne zgjodhëm partnerin për të bërë një projekt për sa i përket studimeve urbanistike të komunës sonë dhe komunës së Tetovës. Projekti përfshinë zhvillimin e planeve urbanistike në dy komunat, si dhe investim në dy lokacione turistike, respektivisht në Kodrën e Diellit dhe fshatin turistik në komunën e Drenovës”, tha Sela.Të martën është mbajtur takimi i dytë, ndërsa kësaj radhe janë takuar në Tetovë. Delegacioni i Korçës, është pritur nga ana e kryetarit të komunës së Tetovës Sadi Bexheti, kryetarit të komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi përfaqësuesve të qendrës rajonale për zhvillim të barabartë rajonal në Pollog

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *