Home / Lajme / Botë / Pse duhet dashur dimri dhe bora

Pse duhet dashur dimri dhe bora

22 shkurt-Rrëshqitja me saja fsheh shumë përparësi shëndetësore. Me siguri nuk e keni ditur që një orë me sajë shpenzon 468 kalori. Ky është aktivitet i cili argëton dhe shpesh përcillet edhe me të qeshura, ndërsa te qeshurat dyfishojnë numrin e rrahjeve në zemër, që është e shkëlqyeshme për shëndetin e përgjithshëm

Dimri nuk duhet të jetë stinë e vitit kur të gjithë janë letargjikë dhe depresivë, ndërsa e tërë familja e sëmurë.

Aktivitete përjashta kanë përparësi të mrekullueshme shëndetësore gjatë dimrit. Ajri i ftohët dhe i freskët ndoshta do t’ju mbyllë në ngrohtësinë e shtëpisë, por aktivitetet në një mot të tillë bëjnë mrekulli për disponimin tuaj.

Aktivitetet në hapësirë të hapur krijojnë ndjenjën e mrekullueshme të lidhjes me natyrën. Përparësitë e dritës natyrore dhe ajrit të freskët do të përmirësojnë shëndetin fizik, por njëlloj kështu edhe shëndetin shpirtëror dhe emocional. Aktivitetet dimërore forcojnë dhe revitalizojnë trupin dhe shpirtin tuaj.

Sigurisht që mund të argëtoheni në diellin dimëror me dhëmbë. E rëndësishme është që të visheni ngrohtë, ndërsa lëvizja do t’u ngrohë edhe më shumë. Nëse mendoni që një kohë më të gjatë ta kaloni në diellin dimëror, gjithsesi përdorni krem me faktor mbrojtës në të gjithë pjesët e ekspozuara të trupit, veçanërisht në fytyrë.

Ajri në dimër është më i dendur se ajri në verë, çka do të thotë që përmban më shumë oksigjen, prandaj edhe ushtrimet në dimër janë veçanërisht të shëndetshme. Shumë njerëz konsiderojnë që ditët dimërore janë depresive, ndërsa dihet që ushtrimet janë të shkëlqyeshme për luftën kundër depresionit. Aktivitetet dimërore mund të jenë të jashtëzakonisht argëtuese dhe të kënaqshme.

Patinazhi

Patinazhi është ushtrim gracioz dhe i këndshëm. Nëse shkoni me miq për patinazh, njëkohësisht do të jetë edhe ushtrim argëtues. Gjithçka që ju duhet janë një palë patina, disponimi i mirë dhe vullneti.

Duke patinuar mund të përmirësoni sistemin kardiovaskular, të humbni në peshë, të rrisni qëndrueshmërinë dhe të forconi muskujt. Patinazhi është i shkëlqyer për dobësim dhe formim të trupit. Përveç përparësive trupore, patinazhi mund të rrisë vetëbesimin dhe t’iu mundësojë kontroll më të mirë ndaj mendjes.

Shëtitja

Shëtitja në dimër do të mbajë eshtrat tuaj më të forta, çka është e shkëlqyeshme për njerëzit që vuajnë nga artriti. Shëtitja po ashtu do të përmirësojë disponimin tuaj dhe do t’ju motivojë. Shëtitja në dimër do të nxisë shpenzim më të shpejtë të kalorive dhe shpejtim të metabolizmit sepse trupi shpenzon energjinë shtesë për t’u nxehur dhe ruajtur nxehtësinë.

Vrapimi

Mbroni duart, këmbët dhe kokën, dhe vishni rroba më të ngrohta. E rëndësishme është që të këshilloheni edhe me mjekun për të qenë të sigurt që ajri i ftohët nuk do të shkaktojë sulme të astmës apo dhimbje në gjoks.

Rrëshqitja me saja

Rrëshqitja me saja është një nga aktivitetet më të shpeshta gjatë dimrit. Edhe pse është i shpeshtë tek fëmijët, nuk ka arsye që edhe të rriturit të mos përdorin sajat. Gjithçka që ju duhet janë sajat dhe rrobat e ngrohta.

Rrëshqitja me saja fsheh shumë përparësi shëndetësore. Me siguri nuk e keni ditur që një orë me sajë shpenzon 468 kalori. Ky është aktivitet i cili argëton dhe shpesh përcillet edhe me të qeshura, ndërsa te qeshurat dyfishojnë numrin e rrahjeve në zemër, që është e shkëlqyeshme për shëndetin e përgjithshëm.Tv KOHA

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *