Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria dhe SHGM arritën marrëveshje për dekriminalizim të shpifjes dhe fyerjes

Qeveria dhe SHGM arritën marrëveshje për dekriminalizim të shpifjes dhe fyerjes

24 shkurt-Dekrimianilizimi siç informojnë nga SHGM, do të thotë se shpifjet dhe fyerjet nuk do të jenë më vepra penale, do të shfuqizohet dënimi me burg, do të vendoset përgjegjësi graduale, vendoset edhe praktikë gjyqësore nga Strasburgu.

Qeveria dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë sot arritën marrëveshje për dekriminalizim të plotë.

Siç publikuan në konferencën për shtyp zëvendëskryeministrja për çështje evropiane Teuta Arifi dhe kryetari i SHGM-së Naser Selmani shpifjet dhe fyerjet do të largohen nga Kodi Penal, ndërsa kjo materie do të rregullohet me ligj të veçantë civil.

Arifi theksoi se për një javë ata do të dalin me dispozita më precize në këtë drejtim.

Dekrimianilizimi siç informojnë nga SHGM, do të thotë se shpifjet dhe fyerjet nuk do të jenë më vepra penale, do të shfuqizohet dënimi me burg, do të vendoset përgjegjësi graduale, vendoset edhe praktikë gjyqësore nga Strasburgu…

Teksti i ligjit për përgjegjësi qytetare për shpifje dhe fyerje, i cili është në përpilim, mes tjerash do të përfshijë edhe dispozita për fyreje dhe shpifje dhe lartësia për dënimeve për gazetarët dhe redaktorët eventualisht të dënuar. Lartësia e dënsimiti, sipas qëndrimeve të SHGM-së, duhet të përcaktohet në varësi nga rroga e gazetarit, kushtet në të cilat punon, efektin që shkrimi kontestues e ka arritur, mediumi ku punon… Gazetarët kërkojnë përgjegjësi graduale që do të thotë për tekstin e publikuar të mos përgjigjet vetëm gazetari, por e dhe redaktori në disa raste edhe redaksia.

Nga SHGM informojnë se është arritur marrëveshje në lidhje me ridefinimin e shpifjes. Në projekt-dokumneitn tani shpifjes definohet si “thënie e fakteve të pavërtetave” derisa në nenin ende aktual të Kodit Penal thotë “thënia e gjërave të pavërteta”. Qëndrimet ende do të harmonizohen në lidhje me definimin e fyerjes dhe lartësisë së dënimeve. Ende nuk ka kornizë kohore për miratimin e këtij ligji, por për momentin kur ligji do të hyjë në fuqi do të ndërpriten e të gjitha paditë aktive dhe lëndët gjyqësore të gazetarëve. Në momentin aktive janë 167 padi për gazetarë.

Nga SHGM, megjithatë, thonë se gazetarë dhe mediat duhet t’i respektojnë standardet profesionale për punë.

Në takimin e sotëm në Qeveri krahas zëvendëskryetares Arifi morën pjesë edhe ministrat e Punëve të Brendshme, Transportit dhe Lidhjes, Drejtësisë, Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Punës dhe Politikës Sociale, Gordana Jankulloska, Mile Janakieski, Blerim Bexheti, Ivo Ivanovski, Spiro Ristovski dhe përfaqësues të Shoqatës së gazetarëve

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *