Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria shpalli situatë të krizës elektroenergjetike

Qeveria shpalli situatë të krizës elektroenergjetike

13 shkurt-Përndryshe mungesë të rrymës elektrike kanë edhe shumica e shteteve të evropës Juglindore si Sërbia, Shqipëria, Kosova, Greqia dhe shtete të tjera. Nga e gjithë kjo çdo gjë është e mundur. Nëse vazhdojnë temperaturat e ulëta bëhuni gati për restrickione të rrymës.

Qeveria ka shpallur situatë krize elektroenergjetike në shtet, me rekomandime për kursim, por tani për tani nuk ka restriksione dhe paralajmërim për rritje të çmimit të rrymës, njoftuan sit në konferencë për shtyp zëvendëskryeministri për çështje ekonomike dhe ministri i Ekonomisë, Vlladimir Peshevski dhe Valon Saraçini me udhëheqësinë e ELEM-it dhe MEPSO-s.”Vendimi për situatën e krizës është për shkak të paraqitjes së shkeljes serioze në funksionimin e sistemit elektroenergjetik dhe pamundësisë për qëndrueshmërisë së tij funksionale, mungesës së energjisë elektrike në sistem, i ndjekur me pamundësi për import, kotat ekstrem të ulta të akumulacioneve për shkak të kushteve vazhdimisht të pavolitshme hidrometeorolgjike, si dhe rritje ekstreme të konsumimit të energjisë elektrike për shkak të temperaturave ekstrem të ulta në vazhdimsi”, e sqaroi Peshevski vendimin që e mori Qeveria në seancën e mbrëmshme, kur njëheri vendosi që deri më datën 29 të këtij muaji ta kufizojë eskportin e rrymës së prodhuar në shtet. Sipas Peshevskit, sigurisht do të tentohet që amvisëritë të mbrohen dhe te to nuk do të lejohen restriksione. Paralajmëroi se mund të ndodh të ketë prishje të mëdha të përçuesve elektroenergjetik, për sanimin e të cilave do të duhet kohë, por, siç theksoi, kjo nuk duhet të kuptohet si restriksion.Peshevski dhe Saraçini apeluan deri te qytetarët t’i ndërmarrin të gjitha amsat për zvogëlimin e konsumimit të energjisë elektrike.”Nuk ka hapësirë për panikë dhe brengosje për prishje serioze të sistemit elektroenergjetik, por të gjithë qytetarët, amvisëritë dhe kompanitë duhen të kenë përgjegjësi”, tha Peshevski. Nga EVN-Maqedonia, potencojnë se shteti është ai I cili duhet të sigurojë rrymë elektrike të mjaftueshme nga eksporti, dhe në raste se këtë nuk e bën atëherë EVn-, do të jetë e detyruar të bëjë restrikcion në regjione të ndryshme dhe në afate kohore të përcaktuara. Ata nuk besojnë se kjo mund të ndodhë sepse qeveria po bën [ërpjekje poër të senzubiluzuar qytetarët për të kursyer sa më shumë rrymën elektrike në këtë kohë të vështirë dhe bën përpjkeje për të blerë rrymë nga jashtë dhe është duke marrë masa për aktivizimin edhe disa centraleve elektrike. Përndryshe mungesë të rrymës elektrike kanë edhe shumica e shteteve të evropës Juglindore si Sërbia, Shqipëria, Kosova, Greqia dhe shtete të tjera. Nga e gjithë kjo çdo gjë është e mundur. Nëse vazhdojnë temperaturat e ulëta bëhuni gati për restrickione të rrymës.
.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *