Home / Lajme / Maqedoni / QMK, rekomandon mos udhëtoni pa nevojë’

QMK, rekomandon mos udhëtoni pa nevojë’

11 shkurt-Nga Drejtoria për punë Hidrometeorologjike thonë se bora me intensitet të ndryshueshëm do të bie tërë ditën. Reshje më të mëdha do të ketë në pjesët jugore dhe perëndimore të vendit, kurse do të fryjë edhe era e dobët juglindore. Temperaturat në pjesën më të madhe të vendit do të jenë nën zero. Për nesër meteorologët paralajmërojnë reshje më intensive të dëborës dhe shi me akull. Temperaturat do të sillen prej -6 deri në 3 gradë celsius

Gjatë dy ditëve të ardhshme qëndroni në shtëpi dhe pa nevojë mos udhëtoni. Ky është apeli i sotëm i Qendrës për menaxhim me kriza (QMK). Për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe temperaturave të ulëta, qytetarëve iu rekomandohet që pa arsye të mos udhëtojnë në veçanti në zonat malore. Sipas zëdhënësit të QMK, Fitim Lloga, shumë vendbanime nëpër Maqedoni janë të shkëputura tërësisht, kurse të pakalueshme janë shumë drejtime rrugore.
“U rekomandojmë qytetarëve që sot dhe në dy ditët në vazhdim tu shmangen lëvizjeve të panevojshme dhe atë sidomos në drejtimin Gostivar-kërçov në pjesën e Strazhës, nëpër viset malore dhe nëpër qendrat rekreative. Të vozisin me kujdes posaçërisht nëpër gryka, në kthesat malore ku ka rrëshqitje të vogla të shkëmbinjve por ka edhe orteqe bore. Për gjendjen nëpër territorin e Maqedonisë kemi afro 70 fshatëra, ku rrugët janë të pakalueshme, kemi diku 1000-1500 banorë të cilët banojnë nëpër këto vise dhe kemi 500 kilometra rrugë që janë të pa-pastruara që do të thotë janë të pakalueshme”, deklaroi Fitim Lloga, zëdhënës i Qendrës për Menaxhim me Kriza
Për shkak të bllokimit disa ditor, një pjesë e qytetarëve në fshatrat e mbuluara me borë të madhe kërkojnë ndihmën e institucioneve. Ata thonë se thjeshtë frikësohen për jetën e tyre dhe të afërmit e tyre. Gjatë ditës së djeshme në zonat më të rrezikuara të vendit me helikopter janë shpërndarë ndihma në ushqime, por për shkak të dëborës, aksioni u ndërpre. Banorët e zonave të bllokuara thonë se me vështirësi po përballen me këtë situatë.
“Jam nga fshati Jabollçishtë i Epërm. Gjendja është katastrofë, dy metra borë ka, as mjek s’ka, njerëzit nuk kanë ku të shkojnë, 45 kilometra është qyteti larg. Gjatë ditës së djeshme ka pas një aksion nga Komuna e Çashkës por vetëm në pjesën ku banorët janë maqedonas, ndërkohë ku banorët janë shqiptarë nuk ka kurrfarë aksioni. Janë nja dy shpija që vërtet kanë nevojë, kanë persona të sëmurë, janë pak më larg fshatit. Ju lutemi të bëni apel deri te komuna e Çashkës të pastrojnë rrugën, se kemi pleq, nevojitet mjek. Që katër ditë rruga është bllokuar dhe askush nuk mund të lëvizë, totalishtë është e bllokuar. I vetmi është Alsat që na ndihmon”, u shpreh Istref Uzeiri, banor i Jabollçishtes së Epërme.
Edhe nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë konfirmojnë se trafiku në të gjitha rrugët magjistrale dhe rrugët rajonale po zhvillohet me vështirësi. Rrugët janë të lagështa, të rrëshqitshme dhe me shumë borë. Për shkak të temperaturave të ulëta në viset malore, gryka, ura dhe vise që nuk e kap dielli ka edhe ngrica. Për shkak të paraqitjes së ortekëve, ndalesë ka për kamionët e rëndë në akset e Strazhës, Presekë, Bukovë, si dhe në drejtimet rrugore Mavrovë-Dibër, Dibër – Strugë, Strugë-Qafthanë. Edhe nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë iu rekomandojnë qytetarëve që nëse nuk kanë nevoja urgjente të mos udhëtojnë, por edhe në drejtimet e tjera rrugore, kurse bëjnë apel që të mos lëvizin në male. Nga Drejtoria për punë Hidrometeorologjike thonë se bora me intensitet të ndryshueshëm do të bie tërë ditën. Reshje më të mëdha do të ketë në pjesët jugore dhe perëndimore të vendit, kurse do të fryjë edhe era e dobët juglindore. Temperaturat në pjesën më të madhe të vendit do të jenë nën zero. Për nesër meteorologët paralajmërojnë reshje më intensive të dëborës dhe shi me akull. Temperaturat do të sillen prej -6 deri në 3 gradë celsius.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *