Home / Sport / Real dhe Barcelona, fitore me mundim

Real dhe Barcelona, fitore me mundim

Madrilenëve u ka mjaftuar një gol me kokë i Serxho Ramos në pjesën e parë të ndeshjes për të siguruar një sukses të rëndësishëm që mban në distancë ndjekësit e Barcelonës.

Reali i Madridit ka ruajtur diferencën prej 7 pikësh në kreun e kampionatit spanjoll duke fituar 1-0 në fushën e Getafes. Madrilenëve u ka mjaftuar një gol me kokë i Serxho Ramos në pjesën e parë të ndeshjes për të siguruar një sukses të rëndësishëm që mban në distancë ndjekësit e Barcelonës. Por siç është bërë e zakonshme në ndeshjet e këtyre dy skuadrave, ka patur përsëri probleme me gjykimin. Këtë radhë, Getafes i është mohuar një 11-metërsh pasi Pepe preku në mënyrë të dukshme topin me dorë në zonë.
Barcelona e ka patur më të thjeshtë fitoren ndaj Real Sociaded, duke triumfuar 2-1 në “Kamp Nou”. Katalanasit kanë gjetur avantazhin me të riun Tejo, i aktivizuar si titullar me Kuenka përkrah Mesit. Ky i fundit ka gjetur golin e dytë në minutën e 72-të, duke çuar në 23 numrin e golave të shënuar në kampionat, 1 më pak se Kristiano Ronaldo që kryeson garën e “Këpucës së Artë”. Goli i Vela shërbeu për të bërë më emocionues minutat e fundit të takimit, por Barcelona arriti të administronte më së miri avantazhin dhe të siguronte këtë sukses.

Rezultatet
A. Bilbao-Espanjol 3-3
Levante-Santander 1-1
Majorka-Betis 1-0
Getafe-R. Madrid 0-1
Barcelona-R. Sociedad 2-1

Renditja
Real Madrid 55, Barcelona 48, Valencia 36, Levante 32, Espanjol 32, A. Bilbao 30, A. Madrid 29, Malaga 28, Getafe 27, Osasuna 27, Sevija 26, Majorka 25, R. Sociedad 24, Betis 23, Rajo Vajekano 22, Santander 22, Granada 22, Vijareal 20, Gijon 18, Saragoza 12.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *